trump

“Nuk i flas më, f**k him”

Postuar në 10 Dhjetor, 2021 18:39

Gjatë katër viteve në detyrë, presidenti Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ishin aleatët më të afërt politikë. Të paktën kështu dukej në publik. Por gjërat kanë ndryshuar. "Nuk kam folur me të që atëherë. F**k him", ishte komenti i Trump për Netanjahun në një intervistë të dhënë së fundmi.

"Tani do bëhem i ashpër, por është vetëm sa për kamerat"

Postuar në 28 Shtator, 2021 22:25

Libri i ish-zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, rikthen edhe njëherë debatin për raportin e veçantë të Trump me presidentin rus, Vladimir Putin.  “Ajo që pashë në Shtëpinë e Bardhë” është libri që pritet të dalë në treg më 5 tetor. Megjithatë, Washington Post ka publikuar disa nga detajet interesante.

Trumpit i mbyll derën edhe industria e librit

Postuar në 16 Qershor, 2021 13:23

Njësoj si rrjetet sociale, edhe shtëpitë botuese duket se nuk do t’ia hapin “derën” ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Studimi me autor Thomas Piketty e interpreton fitoren e Trump si "historikisht të paevitueshme"

Postuar në 30 Maj, 2021 11:50

Fitorja e Donald Trump duket se nuk është një aksident në kontesktin historik të zhvillimit të demokracive perëndimore. Një studim i publikuar nga “The Economist” që merr parasysh të dhënat historike, demokgrafike dhe ideologjike në 21 demokraci të Perëndimit, sugjeron se ngjarje si ardhja e Trump në pushtet, apo vota pro Brexit, janë pasojë objektive e një prirjeje ndërkombëtare 60 vjeçare. 

Biden siguron aleatët se do të përmbysë politikat e Trumpit

Postuar në 20 Shkurt, 2021 14:56

Presidenti amerikan Joe Biden do të ndryshojë disa prej politikave që ndoqi paraardhësi i tij, Donald Trump.

Me Trump ra autoriteti i elitave dhe iluzioni se sistemi demokratik i SHBA është i pacenueshëm

Postuar në 14 Shkurt, 2021 23:43

 

Çfarë ndodhi në SHBA? Çfarë përfaqëson Donald Trump dhe cila është gjurma e ushtrimit të pushtetit prej tij? Këto janë pyetje që kanë kohë që bëhen, por ato sapo kanë nisur të përshfaqin përgjigjet e para. 6 janari ishte padyshim një ndër përgjigjet bruto të një realiteti politik, social e ekonomik që është injoruar gjatë nga të dyja partitë kryesore në SHBA.

Senati dështon në përpjekjen për të dënuar Trump

Postuar në 14 Shkurt, 2021 11:00

Senati amerikan nuk arriti shumicën e nevojshme për të dënuar ish-presidentin Donald Trump. Duheshin dy të tretat e votave të senatorëve (67 vota) për të shpallur Trump fajtor për akuzën e nxitjes së kryengritjes lidhur me trazirat në Capitol Hill, më 6 janar, raporton BBC.

Lë Shtëpinë e Bardhë "presidenti që nuk bëri luftë"

Postuar në 20 Janar, 2021 14:39

Donald Trump ka lënë sot Shtëpinë e Bardhë. Në përputhje me protokollin dhe qetësisht. Njeriu që është prej disa javësh në qendër të vëmendjes botërore ka dalë nga zyrat e pushtetit, pasi mori spektaklin e fundit të tij me një mësymje në Kongres. Presidenca e Biden nis kështu me një patericë, me një demokraci invalide dhe një Amerikë që mund të shpresojë se nuk do të përjetojë më uraganin politik të Trump, por që nuk mund të besojë se do të rikthehet aty ku ishte.

Trump fal ish-strategjistin e fushatës, Steve Bannon

Postuar në 20 Janar, 2021 11:30

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka falur ish-strategjistin e fushatës së tij, Steve Bannon. Emri i Banon është mes disa prej njerëzve të Trump, të cilët u falën nga presidenti në orët e fundit të tij në detyrë. Megjithatë, falja e Trump nuk përfshin vetë atë, pjesëtarët e familjes dhe avokatin Rudy Giuliani.

Trump lë sot detyrën, ndërsa Joe Biden do të bëjë betimin si presidenti i ardhshëm i SHBA-ve.

Sondazhi i Axios: Amerika po ndahet

Postuar në 16 Janar, 2021 14:46

Zhvillimet e javëve të fundit i kanë bindur amerikanët se vendi po përçahet. Dhe këtë bindje e kanë si demokratët, edhe republikanët. Një sondazh i kryer së fundmi nga Axios-Ipsos gjeti se 4/5 e tyre mendojnë se Amerika po shkon drejt ndarjes. 22% e demokratëve dhe 19% e të pavarurve thonë se nuk janë krenarë që janë amerikanë.

Pages

Subscribe to RSS - trump