Trumpit i mbyll derën edhe industria e librit

Postuar në 16 Qershor, 2021 13:23

Njësoj si rrjetet sociale, edhe shtëpitë botuese duket se nuk do t’ia hapin “derën” ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ai që ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë e përshkruan si “libri i të gjithë librave”, sipas zërave kryesorë të botimeve amerikane, të cituar nga Politico nuk do të merret përsipër nga asnjë prej shtëpive më të mëdha botuese, për shkak të frikës se mund të ketë pasaktësi.

Kur Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar, Washington Post shkroi se ai kishte ngritur 30 573 pretendime të rreme ndërsa ishte në pushtet.

Ish-presidentët tradicionalisht botojnë libra me kujtime kur largohen nga posti, si ndodhi me paraardhësin e Trump, Barak Obama.

Në janar 2018, Michael Wolff botoi librin “Zjarr dhe tërbim”, i cili rezultoi një minierë ari për shkak të shitjeve dhe jehonës në media.

Në një deklaratë javën e kaluar, Trump, 75 vjeç, tha se ka refuzuar dy marrëveshje librash nga botues, të cilët nuk i përmendi me emër. "Nuk e dua një marrëveshje tani", tha ai. "Sidoqoftë, unë jam duke shkruar si i çmendur, dhe kur të vijë koha, ju do të shihni librin e të gjithë librave."

Marrëveshjet me shtëpitë botuese nuk kanë qenë të lehta për të djathtët, që kanë shkruar për sulmin vdekjeprurës në Capitol të SHBA në 6 janar 2021.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.