Biden siguron aleatët se do të përmbysë politikat e Trumpit

Postuar në 20 Shkurt, 2021 14:56

Presidenti amerikan Joe Biden do të ndryshojë disa prej politikave që ndoqi paraardhësi i tij, Donald Trump. Joe Biden ka premtuar mbështetje "të palëkundur" të SHBA-ve për aleancën transatlantike, në atë që ai e portretizoi si një luftë për të mbrojtur demokracinë. Gjatë mbledhjes online të G7-s dhe pas në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, Biden i siguroi aleatët e Amerikës për vendosmërinë e tij për të hedhur pas krahëve politikën që ndërtoi Trump në 4 vjet të mandatit të tij, raporton "The Guardian".

Edhe pse nuk e përmedni me emër, çdo fjali e fjalimit të Biden në konferencën e Mynihut fliste për mënyrën sesi presidenti i ri i SHBA do të ndryshojë politikat dhe qasjen e katër viteve të fundit. Biden tha se SHBA do të duhet të punojë për të fituar besimin e aleatëve të saj nëse do të rimarrë pozicion lider dhe renditi të gjithë hapat konkretë që po ndërmerrt për të riparuar problemet e shumta të mbetura në partneritetin transatlantik.  

Ai vuri në dukje se SHBA u kthye zyrtarisht në marrëveshjen e klimës së Parisit dhe se është gati të rikthehet edhe në bisedimet shumëpalëshe bërthamore me Iranin në krah të BE-së. Të dy këto lëvizje janë në thelb përmbysje e politikave të Trump. Edhe në raport me OBSH-në, do të ketë ndryshim të politikave. Biden tha se SHBA po mbështet financiarisht luftën kolektive kundër Covid. Ai njoftoi 4 miliardë dollarë mbështetje për programin globale të vaksinës, Covax - 2 miliardë dollarë menjëherë dhe një tjetër 2 miliardë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme, pasi donatorët e tjerë të bëjnë premtimet e tyre.

Garancitë e Biden vijnë ndërkohë që nga Ballkani Perëndimor po shihet me interes nga Kina dhe Rusia. Endy Zemenides, drejtori ekzekutiv i Këshillit të Lidershipit Greko-Amerikan (HALC), shprehu shqetësimin mbi raportet se Korporata Ndërkombëtare e Financave e Zhvillimit të SHBA (DFC) po rishikon angazhimin e saj në Evropën Juglindore, duke përfshirë mbylljen e zyrës së saj për Egjeun dhe Ballkanin Perëndimor në Beograd, Serbi.

Në një letër drejtuar drejtorit të Përgjithshëm të DFC, David Marchick, Zemenides tha se para se të krijohej DFC, interesat e SHBA "pësuan pengesa serioze në rajon", pasi Kina dhe Rusia investuan në porte rajonale, hekurudha dhe infrastrukturë energjetike.

Shumë vende në rajon dolën nga krizat ekonomike, për t'u goditur përsëri nga COVID. DFC mund të inkurajojë projekte që do t'i ndihmojnë këto vende t'i rezistojnë tundimit të gazit të lirë rus", citohet letra nga Kathimerini.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.