tahiri

Rastësi dhe koincidenca në lirimin e Tahirit

Postuar në 29 Maj, 2018 21:34

Lirimi i Saimir Tahirit përveçse i paralajmëruar lidhet me disa koiçidenca që e bëjnë edhe më të dyshimtë vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. 

Kështu treshja gjykuese e kryesuar nga Saida Dollani, Sokol Binaj dhe Fehmi Petku, që shfuqizuan arrestin e shtëpisë për ish-ministrin e Brendshëm, është po e njëjta trupë që dhjetorin e kaluar i zhbllokoi pasaportën Tahirit. 

Tahiri ngriva-shkriva

Postuar në 28 Maj, 2018 16:44

Një gjykatë e arreston, tjetra e liron. Çështja Tahiri po ecën sipas parashikimeve, ku politika duhet të duket e distancuar nga drejtësia, e cila vepron e pavarur. Që prej nisjes së hetimit kundër tij, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi si masë sigurie bllokimin e pasaportës së ish-ministrit, por kjo masë u rrëzua më vonë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda. Tani është po Apeli i Krimeve të Rënda që shfuqizoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ta hetuar në gjendje të lirë.

Gjyqi i Tahirit, radarët e Sazanit u fikën për peshkarexhën e Habiljave

Postuar në 15 Maj, 2018 10:23

Prova të tjera dalin në dritë për implikimin e dyshuar të strukturave shtetërore në trafikun e drogës gjatë hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Sipas gazetës “Shqiptarja”.com nga provat që ka paraqitur prokuroria në gjyqin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, ka dalë në pah një fakt mjaft i rëndë. Në datën 6 maj të vitit 2016 kur një peshkarexhë italiane e ngarkuar me drogën e grupit të Habilajve u nis nga Shqipëria për në Itali radari i ushtrisë u fik për t’u mundësuar kalimin e lirë.

I ka humbur pasqyra!

Postuar në 13 Maj, 2018 18:31

Personazhi më i ekspozuar në çështjen Tahiri është padiskutim kryeministri i vendit. Kjo për shkak të reagimeve disproporcionale për ish-ministrin e tij,  të cilin njëherë e quajti kampioni ynë, njëherë dru i shtrembër, njëherë viktimë të prokurorisë politike dhe së fundmi provë për drejtësi jopolitike. Flagrant është qëndrimi i tij për Prokurorinë, i pari në tetor të vitit të kaluar kur grupi hetimor me në krye Besim Hajdarmatajn kërkoi arrestimin e Tahirit dhe i dyti një ditë më parë kur Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e arrestit të shtëpisë për ish-ministrin e Brendshëm.

Happy End!

Postuar në 13 Maj, 2018 14:51

Reagimi i ambasadës amerikane për arrestin e Shtëpisë së Saimir Tahirit kaloi pa shumë vëmendje, por në thelb ai parathotë një happy end për ish-ministrin e Brendshëm, i cili pret mesa duket pret vetëm fundin e skenarit të parashikuar për të. Siç thotë ambasada amerikane, gjykimi do të jetë i drejtë për një çështje korrupsioni, siç e cilëson ajo çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Beendshëm.

Drejtësi apo Pazar?

Postuar në 12 Maj, 2018 21:56

Çfarë po ndodh ishte njoftuar. Si e qysh e tek, kjo është e thjeshtë për t'u kuptuar. 

Deklarata e Monika Kryemadhit bërë më 3 maj 2018 e plotë këtu: 

http://www.gazetadita.al/monika-kryemadhi-marreveshja-mes-rames-dhe-tahi...

Teatër për botën, Tahiri në arrest shtëpie

Postuar në 12 Maj, 2018 19:54

Ashtu siç pritej, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka "avancuar" me çështjen e Sajmir Tahirit duke i çuar kërkesë Gjykatës për burg pa afat, por kjo e fundit vendosi ta lërë në arrest shtëpie. Një vendim që ndjek logjikën e zhvillimeve politike dhe shkarkimeve të kryera së fundmi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Pra ashtu siç kërkojnë partnerët dhe në veçanti Gjermania, Tahiri të gjykohet pa ndikimin e politikës.

Kush po kërkon largimin e Xhafës për herë të dytë?

Postuar në 11 Maj, 2018 00:11

Fatmir Xhafaj po përballet me një stuhi politike që mund të çojë në shkarkimin e tij të dytë nga detyra si ministër i Brendshëm. Kujtojmë që largimi i parë erdhi si rezultat i paktit Rama-Basha për qeveri teknike në 2017, me një shkarkim të firmosur teksa ai ndodhej në Itali me ftesë të ministrit Marco Mitti.

Ikja e Xhafës ndodhi vetëm dy muaj pas emërimit të tij në detyrë dhe çuditërisht pa sforcon që Edi Rama tregoi në largimin e stërzgjatur të Sajmir Tahirit, i cili u motivua me nevojat partiake të socialistëve në fushatën elektorale.

Akuza dhe standarde

Postuar në 09 Maj, 2018 22:11

Ndonëse i ka quajtur akuza të përsëritura dhe baltosje politike, Fatmir Xhafaj nuk e ka pritur mirë publikimin nga PD të dosjes së dënimit të vëllait të tij për trafik droge. Në një reagim për mediat ai distancoi qeverinë ku bën pjesë nga historia personale e vëllait të tij, duke thënë se akuzat për të vëllain janë një argument i ripërsëritur i opozitës që  nuk ka asnjë lidhje me punën dhe funksionin e tij si ministër i Brendshëm.

Epoka para Gjyqit!

Postuar në 09 Maj, 2018 17:38

Besim Hajdarmataj, i cili në muajin tetor të vitit të kaluar kërkoi nga kuvendi autorizimin për arrestimin e ish-ministrit SaimirTahiri është shkarkuar nga drejtimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Motivacioni i këtij ndryshimi nuk është argumentuar nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila në një reagim të shkurtër sqaroi se kjo levizje do të sjellë rezultate me të shpejta dhe më të efekshme ne ndjekjen penale , sidomos për çështje me perparësi të lartë, ku natyrisht nuk ka si të mos renditet ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Pages

Subscribe to RSS - tahiri