Tahiri ngriva-shkriva

Postuar në 28 Maj, 2018 16:44

Një gjykatë e arreston, tjetra e liron. Çështja Tahiri po ecën sipas parashikimeve, ku politika duhet të duket e distancuar nga drejtësia, e cila vepron e pavarur. Që prej nisjes së hetimit kundër tij, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi si masë sigurie bllokimin e pasaportës së ish-ministrit, por kjo masë u rrëzua më vonë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda. Tani është po Apeli i Krimeve të Rënda që shfuqizoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ta hetuar në gjendje të lirë.

Ambasadori amerikan në largim, Donald Lu në një reagim mbi këtë çështje la të kuptohet se gjykatësit janë paguar për të liruar ish-ministrin. Këtë akuzë e bazoi mbi thashetheme, por vendimi i fundit i Apelit të Krimeve të Rënda përforcon dyshimet se drejtësia në këtë rast ka vepruar sipas marifeteve që ajo i njeh shumë mirë kur bëhet fjalë për të persona politikë.

Pas Ilir Metës, Saimir Tahiri bëhet figura e dytë politike në vend që po del i pastër nga përballja me drejtësinë. Të paktën kështu e çmon gjykata për momentin, si një të pandehur që nuk është e nevojshmë të mbahet në burg.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.