Akuza dhe standarde

Postuar në 09 Maj, 2018 22:11

Ndonëse i ka quajtur akuza të përsëritura dhe baltosje politike, Fatmir Xhafaj nuk e ka pritur mirë publikimin nga PD të dosjes së dënimit të vëllait të tij për trafik droge. Në një reagim për mediat ai distancoi qeverinë ku bën pjesë nga historia personale e vëllait të tij, duke thënë se akuzat për të vëllain janë një argument i ripërsëritur i opozitës që  nuk ka asnjë lidhje me punën dhe funksionin e tij si ministër i Brendshëm.

“Historia e tim vëllai, e lidhur me një ngjarje të vitit 2002, kur ai ishte një 25-vjeçar i gjendur në vendin e gabuar dhe nën shoqërinë e njerzëve të gabuar, nuk e implikon as dje dhe as sot qeverinë ku unë bëj pjesë. Ajo ka qënë e mbetet një histori e tij personale dhe vetëm e tij. Unë nuk kam mundur të kuptoj se cili është problemi i personalitetit tim si njeri dhe si zyrtar në lidhje me çfarë bën, apo akoma më shumë se çfarë ka bërë para 15 vitesh im vëlla. Ndërkohë që nuk kam se si të kuptoj çfarë kërkohet sot tjetër përveç baltosjes sime, nëse në raport me këtë çështje as kam pasur e as kam asnjë lloj pushteti për të ndikuar në çfarëdolloj forme mbi të”- thotë Xhafa në përgjigjën drejtuar PD-së.

Akuzës se nuk ka vepruar për arrestimin dhe ekstradimin e vëllait të tij Xhafaj u përgjigj duke thënë se  as qeveria e mëparshme dhe as kjo qeveri nuk janë kontaktuar as shkresërisht, as ne menyre  informale nga autoritetet e një vendi tjetër për të kërkuar çfarëdoqoftë për këtë çështje. PD megjithatë nuk kërkoi dorëheqjen e Xhafajt dhe në këtë pikë as mazhoranca nuk duket se ka ndërmend të krenohet me standarde morale siç bëri në rastin e dorëheqjes së Tahirit nga mandati i deputetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.