Happy End!

Postuar në 13 Maj, 2018 14:51

Reagimi i ambasadës amerikane për arrestin e Shtëpisë së Saimir Tahirit kaloi pa shumë vëmendje, por në thelb ai parathotë një happy end për ish-ministrin e Brendshëm, i cili pret mesa duket pret vetëm fundin e skenarit të parashikuar për të. Siç thotë ambasada amerikane, gjykimi do të jetë i drejtë për një çështje korrupsioni, siç e cilëson ajo çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Beendshëm.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret përparimin e bërë nga Shqipëria në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vendimi i gjykatës për të vendosur Saimir Tahirin në arrest shtëpie është një shenjë se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata”

Jemi të prirur të besojmë këtë variant nisur nga zhvillimet politike të cilat kanë ecur sipas parashikimeve të ambasadorit Donald Lu. Pak javë më parë ai tha se së shpejti Tahiri do të gjykohet, dhe kjo po ndodh. Nuk ka pse mos të ndodhë edhe ajo që parashkruhet në reagimin e ambasadës së SHBA se Tahiri do të dënohet për korrupsion pasiv dhe jo për bashkëpunim në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Pergezohet Shqiperia per procesin Tahiri dhe lavderohet per hapat qe po merr drejtesia shqiptare, ashtu sikur nje rregjizor pergezon aktoret per realizimin me sukses dhe venies ne jete te vepres se tij!

Megjithese keto zhvillime kane mundesi qe tia rrisin mjaft popullaritetin e partise Socialiste ketu ne Shqiperi!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.