Epoka para Gjyqit!

Postuar në 09 Maj, 2018 17:38

Besim Hajdarmataj, i cili në muajin tetor të vitit të kaluar kërkoi nga kuvendi autorizimin për arrestimin e ish-ministrit SaimirTahiri është shkarkuar nga drejtimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Motivacioni i këtij ndryshimi nuk është argumentuar nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila në një reagim të shkurtër sqaroi se kjo levizje do të sjellë rezultate me të shpejta dhe më të efekshme ne ndjekjen penale , sidomos për çështje me perparësi të lartë, ku natyrisht nuk ka si të mos renditet ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Hajdarmataj do të vijojë ta ushtrojë detyrën si prokuror i thjeshtë pranë kësaj Prokurorie, pa u lëvizur nga grupi që heton ish-ministrin e Brendshëm. Në vend të tij në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është komanduar prokurorja e Durrësit, Donika Prela. Kjo lëvizje bashkë me reagimin optimist të Prokurorisë vjen pak javë pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu se së shpejti do të këtë ndjekje penale për Sajmir Tahirin, ose më saktë ai do të çohet në gjyq. Procesi mesa duket po përshpejtohet në kuadër edhe të presionit të disa vendeve të BE-së për çështjen Tahiri, ku vetëm një ditë më parë Edi Rama tha se nuk ka prova që implikojnë ish-ministrin e Brendshëm.

Hajdarmataj i përfolur si njeri i opozitës, ku nuk përjashtohet të ketë bërë lojën e saj mund të kërkonte sërish shtyrjen e hetimeve për Tahirin, çka do të mbante pezull gjithë procesin dhe mund të ushqente debatin politik deri në gjetjen e provave për arrestimin e ish-ministrit socialist. Mazhoranca por edhe Prokuroria po nxitojnë që Tahiri të shkojë sa më shpejt para Gjykatës, ku me gjasë do të dalë i pafajshëm dhe kështu barra e provës që kërkon si kryeministri Rama ashtu edhe Europa do të jetë kryer. Socialistët e kanë lavdëruar si një standard të lartë moral gjestin e dorëheqjes së Tahirit nga mandati i deputetit, duke nisur fushatën e katharsisit që mund të ketë si epilog çlirimin e Tahirit nga akuzat penale dhe pastrimin e mazhorancës nga njolla Habilaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.