rusia

Miqësi e pamundur mes rusëve dhe polakëve

Postuar në 21 Gusht, 2015 16:43

Heqja e një monumenti në Varshavë, që përkujtonte luftën e përbashkët të polakëve dhe ushtrisë sovjetike kundër nazizmit, ka shtuar edhe më tej mosbesimin reciprok mes dy popujve. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se heqja e monumentit vendos një peecendent që fyen përpjekjet e përbashkëta. Aq më tepër që ngjarja po legjitimohet nga një vendim gjykate. Debati zë fill në shtator të vitit 2011, kur dy të persona shkruan me bojë të kuqe mbi fasadën e monumentit të Vallazërisë sovjeto – polake: “Murtaja e kuqe”.

Ambasada e Rusisë: Rusia nuk bllokon eksportin e grurit drejt Shqipërisë

Postuar në 21 Gusht, 2015 10:51

Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka hedhur poshtë si të pabazë çdo lajm apo insinuatë se ky vend do të bllokojë eksportin e grurit drejt vendit tonë. Në një njoftim për shtyp, ambasada bën me dije se masat e marra për embargon ndaj mallrave bujqësore shqiptare, vjen në përputhje me reagimin reciprok dhe se ato nuk lidhen me eksportet ruse të grurit. “Ky hap i ndërmarrë në bazë të parimit të reciprocitetit ka qenë një kundërmasë e Rusisë ndaj vendeve që e kanë mbështetur vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian 2015/971 të dt.

Rusi – SHBA, fjala ‘luftë’ përmendet gjithnjë e më shpesh

Postuar në 15 Gusht, 2015 21:00

Nuk është vetëm Rusia që flet për mundësinë e një lufte në shkallë të gjerë me ShBA-në. Tashmë ka edhe zëra në Perëndim që po vlerësojnë se përballja mes dy fuqive kryesore ushtarake në botë është pjesë e axhendës së parashikimeve në fushën e sigurisë. “Euobserver” i ka dhënë hapësirë një raporti të hartuar nga një OJF britanike, e cila ka bërë profilin e stërvitjeve të fundit të Rusisë dhe të NATO-s.

Kundër rrymës/Embargoja ruse, nuk pengon dyfishimin e eksporteve. Ulja e çmimit të naftës në botë, sjell rritjen në Shqipëri

Postuar në 14 Gusht, 2015 15:27

Një ditë pasi u bë publik lajmi se Shqipëria u përfshi nën embargon e Rusisë, për produktet bujqësore, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi se ky akt nuk e pengon Shqipërinë. Madje as objektivin e saj për,, minisShqipëria ka një vit që ndodhet nën embargon e Rusisë për prodhimet ushqimore”. “Atëherë u motivua si shkelje procedurale, ndërsa tani cilësohet si bllokim politik. Kjo gjë nuk na pengon të dyfishojmë eksportin e fruta-perimeve”, tha Panariti. Sesi do të realizohet kjo gjë, mbetet për t’u parë.

Rusia vendos embargo edhe për mallrat nga Shqipëria

Postuar në 13 Gusht, 2015 15:39

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev deklaroi sot se ka nënshkruar një urdhër që zgjeron ndalimin e importeve të ushqimeve nga vendet joanëtare të BE-së si Shqipëria, Islanda, Lihtenshtejni dhe Mali i Zi, si kundërpërgjigje të vendimit të tyre për t’iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Ndalimi përfshin kategori të ndryshme ushqimore duke përfshirë peshkun, mishin, qumështin, frutat dhe perimet. “Rusia gjithashtu do të ndalojë importin e ushqimeve nga Ukraina në qoftë se

"Made in Serbia" për mallrat shqiptare

Postuar në 10 Gusht, 2015 19:44

Serbia mund të jetë një zgjidhje e tregtarëve shqiptarë për t'iu shmangur embargos së afërt ruse ndaj fruta - perimeve. Këtë e njofton faqja "Agroweb" e cila ndjek çështjet e agrobiznesit shqiptar. "“Made in Serbia” për produktet shqiptare? Besojeni ose jo, por për të shkuar në Rusi rruga e frutave dhe e perimeve shqiptare kalon pikërisht përmes Serbisë. Kjo është mënyra që tregëtarët shqiptarë mendojnë si rrugëzgjidhje pas embargos ruse, që pritet të zgjerohet me 7 vende të reja, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Një monument për Urinë masive në Ukrainë. Rusia: Mashtrim dhe mit

Postuar në 10 Gusht, 2015 16:07

Një monument i ngritur në Ukrainë, në kujtim të asaj që quhet si Uria masive – Holodomor e viteve 32-33 ka hapur debate në Rusi. Media shtetërore ruse, “Sputnikneës” i kushtonnjë shkrim këtij akti që ia atribuoj nacionalistëve ukrainas, të cilët po riprodhojnë mitet antisovjetike të diasporës ukrainase dhe CIA-s.

Gorbaçov: “Nëse armët bërthamore nuk eliminohen, herët apo vonë ato do të përdoren”

Postuar në 08 Gusht, 2015 18:30

Mikhail Gorbaçov, drejtuesi i fundit i Bashkimit Sovjetik, i ka dhënë një intervistë gjermanes “Spiegel” në të cilën përqendrohet kryesisht në nevojën e eliminimit të armëve bërthamore. Gorbaçov hyn në histori dhe flet për përpjekjet e dikurshme mes ShBA dhe BS-së për të nisur çarmatimin, i cili sot ka dala nga axhenda ndërkombëtare.

Pages

Subscribe to RSS - rusia