Një monument për Urinë masive në Ukrainë. Rusia: Mashtrim dhe mit

Postuar në 10 Gusht, 2015 16:07

Një monument i ngritur në Ukrainë, në kujtim të asaj që quhet si Uria masive – Holodomor e viteve 32-33 ka hapur debate në Rusi. Media shtetërore ruse, “Sputnikneës” i kushtonnjë shkrim këtij akti që ia atribuoj nacionalistëve ukrainas, të cilët po riprodhojnë mitet antisovjetike të diasporës ukrainase dhe CIA-s. “Shumë media dhe shumica e historianëve për dekada e kanë përshkruar urinë e madhe që përfshiu shumicën e Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve ‘30”, si të organizuar, apo shumë shpesh edhe si “genocid” që Stalini aplikoi ndaj ukrainasve, por edhe popullsive të tjera, për t’i shkatërruar si kombe. Perspektiva e tyre, gjithsesi është gabim...Një numër i vogël, por në rritje i punimeve që bazohen në dokumente arkivore dhe një qasje kritike ndaj burimeve të tjera, kanë treguar rrejshmërimë në interpretimin si “genocid” apo “të qëllimshme” të urisë dhe ka zhvilluar një interpretim alternativ”, citon “Sputnik” historianin Mark B. Tauger, të universitetit të West Virginias. Ngritja e monumentit përfaqëson një simbol të ndarjes definitive mes ukraniasve dhe rusëve, sa kohë ai mëton të kutjojë një progarm të supozuar shfarrosjeje që zuri fill në Kremlin. Mirëpo sipas medias ruse mashtrimi në këtë rast del zbuluar dhe si ilustrim sillet fakti se ata që propagandojnë Holodomorin, “harrojnë” urinë e viteve ’20-21, ’24 dhe ’27-28. Sikurse faktin se uria ishte problem periodik në Rusinë Cariste të shekullit XIX.
http://sputniknews.com/politics/20150809/1025560345.html
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.