Miqësi e pamundur mes rusëve dhe polakëve

Postuar në 21 Gusht, 2015 16:43

Heqja e një monumenti në Varshavë, që përkujtonte luftën e përbashkët të polakëve dhe ushtrisë sovjetike kundër nazizmit, ka shtuar edhe më tej mosbesimin reciprok mes dy popujve. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se heqja e monumentit vendos një peecendent që fyen përpjekjet e përbashkëta. Aq më tepër që ngjarja po legjitimohet nga një vendim gjykate. Debati zë fill në shtator të vitit 2011, kur dy të persona shkruan me bojë të kuqe mbi fasadën e monumentit të Vallazërisë sovjeto – polake: “Murtaja e kuqe”. Ata u ndaluan dhe u akuzuan se kishin kryer një akt mbi “baza ideologjike”. Në fund të 2011-ës monumenti u hoq për shkak të rikonstruksionit të metrosë. Për këtë çështje gjykata është shprehur këtë vit dhe ai sipas “Sputnik” i shfajëson personat, pasi akti i tyre “nuk ka sjellë dëm publik”, por edhe sepse “sa kohë monumenti glorifikon komunizmin, veprimet e tyre janë akt patriotizmi”.
Agjencia ruse vijon më tej se monumenti ku janë vendosur dy ushtarë sovjetikë dhe dy polakë, vendosur që më 1945-ën, përkujton një luftë ku ranë 150 mijë ushtarë polakë dhe 600 mijë ushtarë sovjetikë vetëm në Poloni. Pavarëisht kësaj, polakët kanë vendosur heqjen përfundimtare të monumentit nga Varshava, duke theksuar kështu një distancim radikal nga epoka sovjetike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.