Gorbaçov: “Nëse armët bërthamore nuk eliminohen, herët apo vonë ato do të përdoren”

Postuar në 08 Gusht, 2015 18:30

Mikhail Gorbaçov, drejtuesi i fundit i Bashkimit Sovjetik, i ka dhënë një intervistë gjermanes “Spiegel” në të cilën përqendrohet kryesisht në nevojën e eliminimit të armëve bërthamore. Gorbaçov hyn në histori dhe flet për përpjekjet e dikurshme mes ShBA dhe BS-së për të nisur çarmatimin, i cili sot ka dala nga axhenda ndërkombëtare. Doktrina e shkatërrimit reciprok u konfirmuar në takimin e nëntorit 1985 mes tij dhe Reganit me formulën: “Lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe ajo nuk duhet të zhvillohet”, formulë që sipas ish-sekretarit të Partisë Komuniste Sovjetike, “bashkon moralin me politikën”. Vlerësime maksimale merr këtu ish-presidenti amerikan, Ronald Regan, një njeri që artikulonte gjithnjë fjalë të tilla si liria, të drejtat dhe paqja. Regan sipas Grobaçovit ka rol të madh në çështjen e çarmatimit, pasi siç i ka pohuar më vonë ish-sekretari i Shtetit Xhorxh Shulc, “vetëm një president konservator si Regani mund të kalonte në Senat, Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme”. Ose siç tha më vonë kryeministrja e Britanisë, Margaret Theçer: “Ne nuk mund përballojmë një Rejkjavik të dytë”, referuar samitit të dytë mes Reganit dhe Gorbaçovit, ku tema e paqes zuri vend thelbësor.
Këto vërejtje të Gorbaçovit, aktualizohen si kritikë të forta në adresë të ShBA-së për kursin e tanishëm në politikën e Jashtme, por edhe në raportet me Rusinë. Një botë pa armë bërthamore është një synim që duhet përherë të kihet parasysh, pasi sipas ish-sekretarit të PKBS-së: “Nëse nuk i heqim qafe, herët apo vonë dikush do t’i përdorë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.