Kundër rrymës/Embargoja ruse, nuk pengon dyfishimin e eksporteve. Ulja e çmimit të naftës në botë, sjell rritjen në Shqipëri

Postuar në 14 Gusht, 2015 15:27

Një ditë pasi u bë publik lajmi se Shqipëria u përfshi nën embargon e Rusisë, për produktet bujqësore, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi se ky akt nuk e pengon Shqipërinë. Madje as objektivin e saj për,, minisShqipëria ka një vit që ndodhet nën embargon e Rusisë për prodhimet ushqimore”. “Atëherë u motivua si shkelje procedurale, ndërsa tani cilësohet si bllokim politik. Kjo gjë nuk na pengon të dyfishojmë eksportin e fruta-perimeve”, tha Panariti. Sesi do të realizohet kjo gjë, mbetet për t’u parë. Por është simptomatike në Shqipëri që oferta apo mundësitë ndikojnë në të kundërtën e asaj që logjika ta do. Duket e habitshme që ministri flet për dyfishim, kur shumë mirë mund të fliste me shifra dhe për minimizim të efektit. Nga ana tjetër, e njëjta gjë ndodh me naftën dhe karburantet. Edhe tani që në botë ka rënie çmimesh, në Shqipëri vijon ngritja e çmimit. Madje renditemi të 9-t për çmim të lartë. Në të dyja rastet janë ndërhyrjet e qeverive, si kjo e eksportit që prodhojnë çudinë shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.