Shqiperia

Diskutohemi jo vetëm për vizat, nuk meritojmë as statusin kandidat

Postuar në 22 Gusht, 2017 19:44

Raporti i policisë dhe prokurorisë holalndeze mbi kriminalitetin shqiptar është shqetësim politik në Hollandë dhe debati po shtrohet në nivel politik. ABC News raporton për një  shkresë prej 12 pikash që deputetë të parlamentit ia kanë përcjellë ministrisë së Jashtme dhe asaj të Sigurisë, ku mes të tjerash kërkojnë sqarime përse Shqipërisë i është dhënë statusi i vendit kandidat, kur nuk ka përmbushur kushtet.

Elitat e dyfekut

Postuar në 13 Gusht, 2017 16:23

Sot është kujtuar në disa media 16 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit. E firmosur në vitin 2001 pas një konflikti të armatosur, marrëveshja vendosi kushte të reja bashkëjetese politike dhe sociale mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Ajo vuri në zbatim praktik terma të reja për lirinë e shqiptarëve që kishin qenë deri më atëherë të margjinalizuar. Mirëpo ky është një vlerësim i përgjithshëm që ndonëse do të mbetet në histori, nuk i shpëton dot gjykimit të saj.

‘Diplomacia e shuarjes së zjarreve’, si potencial në përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë

Postuar në 12 Gusht, 2017 10:11

Shpesh herë interpretimi i marrëdhënieve ndërkombëtare bazohet thelbësisht në dimensionin e materializmit, se sa tek aspektet simbolike dhe spirituale të popujve respektivë. Edhe për sa i përket pjesës teorike, disponimi i fuqisë ushtarake dhe ekonomike vlen më shumë se sa marrëdhëniet ndëretnike, tregu, apo parimi se ‘arti bashkon dhe nuk ndan’.

Pas kritikave të CIA-s për investimet dhe taksat, në Shqipëri ofrohet Kina

Postuar në 10 Gusht, 2017 22:01

Kina mund të jetë një investitor potenacial në Shqipëri në disa sektorë. Kësaj radhe duket se nuk kemi të bëjmë me një përpjekje të palës shqiptare, por me një afrim nga pala kineze. Në një intervistë për Radion e Jashtme të Kinës, seksioni shqip, këshilltari ekonomik i ambasadës kineze në Tiranë, Lian Gang, ka shprehur optimizëm për potencialin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Kreu i Antimafias italiane: Konfliktet mafioze në Pulia, për drogën e Shqipërisë

Postuar në 10 Gusht, 2017 09:54

Autoritetet italiane po kthejnë vëmendjen nga kriminaliteti në Pulia. Ai i organizuar që po merr përmasa të mëdha. Lajmi i vrasjes së katër personave në Foggia, në San Marco, ka zënë vend kryesor në të gjitha mediat kryesore. Arsye për këtë është mënyra e ekzekutimit: një njësi vrasësish e përbërë nga katër ose pesë persona në ndjekje të një makine ku ndodhet objektivi kryesor: Mario Luciano Romito, 50 vjeç, i konsideruar si bosi i klanit të Manfredonias, në Gargano. Për vrasjen janë përdorur dy armë: Ak 47 dhe një armë gjahu, kalibri 12.

Siguria ushqimore, markat e BE-së nuk janë garanci. Rasti domethënës i Barilla në Itali

Postuar në 06 Gusht, 2017 18:41

Autoritetet europiane janë vënë në alarm pas skandalit me kontaminimin e vezëve të prodhuara në fermat e Holandës dhe eksportuara kryesisht në Belgjikë e Gjermani. Zyrtarët e sigurisë së ushqimit në Belgjikë pranuan se ata ishin në dijeni për këtë çështje.

"Ne e dinim që nga i qershori se ka patur potencialisht një problem me [insekticidin] fipronil në sektorin e shpendëve. Ne menjëherë nisëm një hetim dhe ne gjithashtu e informuam prokurorin për një mashtrimit të mundshëm", tha  Katrien Stragier, një zëdhënës i agjencisë së sigurisë së ushqimit në Belgjikë, AFSCA.

Nuk ka asnjë fitore diplomatike apo politike në Maqedoni

Postuar në 05 Gusht, 2017 18:09

Ka një përpjekje tinzare në mediat e pushtetit të Tiranës për të amplifikuar atë që ka ndodhur këto ditë në Maqedoni me ligjin për gjuhët. “Zyrtarizohet gjuha shqipe”, ky është titulli që po synohet t’i ngulitet në mendje shqiptarëve, si e si që të shitet një sukses diplomatik i Tiranës zyrtare që mori pjesë aktivisht në minimin e stabilitetit politik e institucional të Maqedonisë në muajt e fundit.

SHBA dhe BE në Ballkan

Postuar në 03 Gusht, 2017 10:02

Samiti i Podgoricës mbajtur me iniciativën amerikane, rikonfirmoi angazhimin e SHBA-së në çështje të sigurisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nuk është e rastit që vizita e Pence në Mal të Zi formalisht u realizua nën ombrellën e Kartës së Adriatikut, një krijim amerikan për promovimin e anëtarësimit në NATO të vendeve të Ballkanit. Karta e Adriatikut u nënshkrua në Tiranë në vitin 2003  dhe që prej themelimit, nismës i janë shtuar edhe dy anëtarë, Mali i Zi dhe Bosnja, si dhe Kosova e Serbia në cilësinë e vendeve vëzhguese.

Arkeologjia nënujore në Shqipëri

Postuar në 03 Gusht, 2017 08:48

Associated Press shkruan sot për pasuritë nënujore të Shqipërisë. Duke e cilësuar bregun shqiptar më pak të eksploruarin në botë, media në fjalë sjell në vëmendje përvojat e disa zhytësve të RPM Nautical të cilët kanë konstuar pasurinë e nëndetit në vendin tonë. Ekziston frika e grabitjeve tani që vendi ka hapur rrugën për turizmin, pasi autoritetet nuk kanë kapacitete për të mbikëqyrur edhe në këtë drejtim. Në çdo rast, artikulli i shkurtër bashkë me disa foto nga nëndeti në Sarandë janë një formë e mirë për të tërhequr vëmendjen edhe në këtë drejtim deri më tani të shpërfillur.

Pezull rinovimi i traktatit të miqësisë Shqipëri-Greqi

Postuar në 02 Gusht, 2017 18:35

Ministria e jashtme përshëndeti marrëveshjen e nënshkruar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, duke e cilësuar si një hap të duhur e të nevojshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi. Ministri Ditmir Bushati shkruan në reagimin e tij se “kjo marrvëeshje bazohet edhe në kontributin e vazhdueshëm të popullit shqiptarë në Maqedoni por edhe faktorit politik shqiptarë atje” duke uruar të dy qeveritë për modelin e bashkëpunimit dhe vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon.

Pages

Subscribe to RSS - Shqiperia