Raportimi/Dializë falas në Prizren për shqiptarët, kosovarëve u merren 150€/seanca në Shqipëri

Postuar në 21 Korrik, 2023 23:32

Në rubrikën e vet “Arbëri”, gazeta “Koha Ditore” publikon një shkrim me titullin: Shqipëria refuzon t’i trajtojë falas kosovarët në hemodializë.

Qytetarët e Kosovës paguajnë deri në 150 euro në Shqipëri për shërbimin e hemodializës, ndonëse në Spitalin e Prizrenit dhe në atë të Gjakovës rregullisht u ofrohet dializa falas pacientëve të komunave të Shqipërisë, rrëzë kufirit. Autoritetet në Prishtinë theksuan se në marrëveshjen e fundit kanë insistuar që ta përfshijnë edhe këtë çështje, porse ato të Tiranës nuk kanë treguar mirëkuptim për t’iu bërë zgjidhje këtyre pacientëve

vijon mandej shkrimi. 

Duket si një situatë fyese meqenëse sipas këtij raportimi Kosova ndodhet para faktit që trajtimi që ajo u bën qytetarëve të Shqipërisë, nuk kthehet me të njëjtën monedhë për qytetarët e saj. Dhe për nga efekti direkt që ka, ky është ndër ata lajme që ndikojnë më shumë se çdo editorial apo qëndrim politik për të toksikuar marrëdhëniet. 

Shtetasit kosovarë nuk mund të përfitojnë nga marrëveshja ekzistuese me Tiranën zyrtare, hemodializim falas gjatë sezonit veror. Gjatë negocimit të protokolleve të marrëveshjes, të cilat kanë mbetur të pafirmosura shkaku i shtyrjes së mbledhjes së qeverive, për aktivitetin e cekur nga ju nuk kemi hasur në mirëkuptim me Tiranën zyrtare. Prishtina zyrtare do të vazhdojë t’i hemodializojë pacientët, sikur edhe nga praktikat e deritanishme pa ndonjë ndryshim

citohet Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi

Gazeta shkruan se janë  27 pacientë me dializë nga Shqipëria që rregullisht marrin shërbime pa pagesë në spitalet e Kosovës, krahas të tjerëve që vizitojnë shtetin, ndërkohë që pacientëve nga Kosova në Shqipëri u kërkohen 150 euro për një seancë. 

Gazeta shton se nuk ka patur asnjë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, as nga qeveria shqiptare. Është një situatë që tingëllon fyese dhe shumë irrituese, nëse qëndron tërësisht siç raporton “Koha Ditore”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.