Shërbimet sekrete amerikane: Putin nuk urdhëroi vrasjen e Navalnyt

Postuar në 27 Prill, 2024 15:00

Gazeta amerikane “The Wall Street Journal” shkruan se sipas shërbimeve sekrete amerikane Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk rezulton të ketë urdhëruar vrasjen e opozitarit Aleksey Navalny. Gazeta citon burime të vetat që vënë në dukje se të dhënat e mbledhura nuk konfirmojnë një vrasje të organizuar nga Kremlini dhe këtë pikëpamje e kanë ndarë edhe me agjencitë europiane.

Navalny vdiq më 16 shkurt në rajonin autonom të Yamalo-Nenets një të ashtuquajtur koloni penale. Pak më herët, Putin kishte konfirmuar se kishte patur një ofertë për shkëmbimin e tij me të dënuar rusë në Perëndim.

Sipas presidentit rus ai kishte rënë dakord pa dëgjuar plotësisht se çfarë po thoshte personi tjetër. I vetmi kusht i Putin kishte qenë që Navalny të mos kthehej më në Rusi

shkruan agjencia “TASS”.

Lajmi i sotshëm duket se godet qëndrimet e liderëve perëndimorë që akuzuan direkt Putin për organizim të vrasjes së Navalnyt, një opozitar i vjetër I tij.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Megjithate vleresimet e sherbimeve Sekrete Amerikane as nuk e mohojne pergjegjesine e Putinit ne vdekjen e Navalnit; ato vetem sa theksojne se sipas te gjtha gjasave ne ate moment ai nuk e kishte urdheruar direkt vrasjen. Kete shkruan gazeta duke dhene opinionet e shprehura nga CIA, Byroja e Koordinatores te Sherbimeve Sekrete dhe Seksioni i Sherbimeve Sekrete te Ministrise se Jashtne.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.