Shqiperia

Si e njoha Mbretëreshën Elisabeth

Postuar në 09 Shtator, 2022 09:50

 

Mbretëresha Elisabeth II vdiq. Ligj absolut i jetës, më jodiskriminuesi dhe më i barabarti. Është ky që i jep kuptim intuitës filestare për një metafizikë. Madje sikur të mos vdiste, nuk do të ishte ajo që pranon një pjesë e botës se është. 

Problemi i të vdekurve është se detyron të gjallët që të flasin për ta, në një ritual të përjetshëm që nuk dihet pse vazhdon. Pasi në fakt të gjallët flasin për veten. 

Kütahıu, greko- gjeorgjiani që nxori Toskët nga Epiri

Postuar në 07 Gusht, 2022 14:24

 

Ne do blejmë satelitë, por nuk ia dalim të mbajmë 4 helikopterë

Postuar në 30 Qershor, 2022 18:23

Greqia ka njoftuar kërkesën për blerjen e 20 avionëve F-35 nga SHBA. Kostoja e një avioni shkon 80 milionë dollarë dhe nëse kërkesa miratohet, i jep Greqisë një flotë ajrore të rionovuar pas porositjes së 24 avionëve të tjerë Dassault, kontratë me vlerë 2.5 miliardë euro. Greqia është ndër vendet me modernizimin më të shpejtë të armatimit të vet dhe në rajon konkurohet për nga ritmi vetëm nga Serbia.

“Yeni Akit”: Turqia nuk ia diti vlerën Nishanit dhe Metës. Rama nuk dihet ç’është

Postuar në 12 Qershor, 2022 21:49

Një gazetë konservatore turke, e njohur për qëndrimet pranë presidentir aktual, Erdogan, sjell në vëmendje vizitën e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta në Turqi. Kolumnisti Ayhan Demir, i gazetës “Yeni Akit”, kujton madje se edhe presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, u dekretua nga Stambolli. 

Analisti në fjalë e mban thelbin e shkrimit në faktin e njohur se kur vjen puna për Kosovën dhe Shqipërinë, Ankaraja zyrtare ndjek politika bazuar mbi një person. 

PS është Këtu për kopenë e vet, jo për Shqipërinë(që e do për vete)

Postuar në 05 Qershor, 2022 10:30

Partia Socialiste është këtu për Shqipërinë, jo për vete

Kështu deklaroi dje kryeministri i vendit Edi Rama, pasi emëroi në detyrën e presidentit, Bajram Begajn. Z. Rama nuk diti të cilësonte ndonjë gjë më shumë për Begajn sesa “i dhamë vendit një president normal”. 

Presidenti i ri mund të betohet edhe te noteri

Postuar në 09 Prill, 2022 00:47

Kryeministri hodhi një gurë në lumin e politikës për një president konsensual. Për konsultime e të tjera marifete të dala boje tashmë. Do merren me një figurë, pa emër, ose me disa emra, që e ngrenë dhe e ngrenë në qiell në nivelin e një profeti, por që në fakt është asgjë më shumë sesa thiatroja e radhës.

Pse Shqipëria i ngjan aq shumë vendeve të Azisë Qëndrore

Postuar në 15 Janar, 2022 22:31

 

Polemikat mbi HEC-et e Ballkanit

Postuar në 16 Dhjetor, 2021 00:28

 

Rreth 2 796 hidrocentrale janë planifikuar të ndërtohen në Ballkan gjatë viteve të ardhshme. Sipas OJQ-së RiverWatch, 740 do të ndërtohen në Shqipëri, një vend me një shtrirje gjeografike prej pak më pak se 29 000 kilometra katrorë.

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, ish-presidenti shqiptar, Sali Berisha, deklaroi ambicien e tij për ta shndërruar vendin në një superfuqi energjetike në Ballkan. Asnjë hulumtim nuk u përfshi në plan, as nuk u krye ndonjë studim fizibiliteti.

Shqipëria vlen diçka, pse Unë Jam!

Postuar në 04 Nëntor, 2021 16:11

Dje, ose pardje, z. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, tregtoi në media një takim të tijin spontan me aktorin Leonardo di Caprio. I ashtuquajturi takim duket se është një bezdisje e Ramës për hir të një fotoje, në tavolinën ku ishte ulur aktori në samitin për klimën në Glasgow. Kush mund të besojë se njeriu që nuk dëgjon e vlerëson asnjë peticion për Vjosën ku parashikohet të ndërtohen hidrocentrale, po ka merak për klimën me Di Caprio që ka një angazhim publik në këtë drejtim?  Askush. As edhe fotografi/ja që ka shkrepur foton.

Merkel nuk e zgjidhi dot lëmshin ballkanik

Postuar në 18 Shtator, 2021 16:04

Një vizitë e presidentit malazez Milo Gjukanoviç në Kroaci dhe takimi i tij me homologun kroat, Zoran Milanoviç është interpretuar në Serbi si shenjë e rritjes së antiserbizmit në rajon. Media B92, citon diplomatin serb, Zoran Milivojeviç sipas të cilit deklarimet e dy presidentëve lidhen me pozitën e tyre të dobët brenda vendeve respektive.

Pages

Subscribe to RSS - Shqiperia