Shqiperia

Një e dhënë nga Italia që përforcon mendimin se CoVid-19 ka qenë në Shqipëri në shkurt

Postuar në 29 Prill, 2020 14:00

Mendimi i mjekëve shqiptarë se virusi CoVid-19 ka qenë prezent që në shkurt në Shqipëri gjen një konfirmim të tërthortë nga Italia. Corriere della Sera shkruan se koronavirusi është identifikuar në Lombardi të paktën që në 26 janar 2020 dhe në këtë periudhë vlerësohet se ka patur 1200 të infektuar në zonë. Nga kjo datë deri më 21 shkurt kur u deklarua rasti i parë pozitiv në Codogno ka kalur një muaj fatal gjatë të cilit virusi është përhapur masivisht dhe pa asnjë kontroll. 

Shqipëria do përfitojë falas medikamentin japonez, Avigan, i provuar si efektiv kundër CoVid-19

Postuar në 11 Prill, 2020 12:10

Qeveria japoneze do të ofrojë falas për Shqipërinë ilaçin Avigan që po përdoret tek pacientet me Covid-19 nga disa vende dhe po jep rezultate pozitive.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht dhe theksohet se Shqipëria është në listën e 20 shteteve që do të ndihmohet në këtë periudhë të vështirë ku Covid-19 ka “pushtuar” botën duke marrë mijëra jetë.

17 raste të reja me CoVid-19. Arrin në 433 totali i të prekurve

Postuar në 11 Prill, 2020 11:24

Në Shqipëri është shtuar me 17 numri i rasteve të prekur nga CoVid-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit janë kryer 259 teste dhe rezultati ka qenë me një rritje me 10 raste krahasuar me një ditë më parë. Në total numri i të prekurve ka shkuar në 433. 

Rastet e reja janë të shtuara në Tiranë, Shkodër, Pukë, Lushnje, Krujë dhe Durrës, ndërsa harta nuk është zgjeruar me qytete të reja të infektuara me koronavirus.

Kreu i OBSh-së për Shqipërinë: Gonzalez: Zbutja e masave do të sjellë shtim të rasteve

Postuar në 10 Prill, 2020 15:50

Zbutja e masave nga qeveria shqiptare në luftën kundër koronavirusit mund të sjellë shtim të rasteve, ndaj diçka e tillë duhet të bëhet me tepër kujdes dhe vetëdije. Kështu thotë kreu i OBSH-së në Shqipëri, Raul Gonzalez, pas lajmërimit se Shqipëria do të zgjerojë fashën e lëvizjes dhe shërbimeve. Në një lidhje Skype për TvT, ai thekson kthimi në normalitet për shkak të situatës së Covid-19 kërkon disa muaj.

Dossier: Të dhëna të reja dokumentare mbi ndarjen sovjeto-shqiptare

Postuar në 05 Prill, 2020 20:41

Materiali i mëposhtëm është një punim i Andrey Edemskiy, i Institutit për Studime Sllave në Akademinë Ruse të Shkencave.

Merr një 20 mijë lekësh dhe bëj pazar, pastaj masat dhe kufizimet!

Postuar në 03 Prill, 2020 16:43

Kryeministri i  Shqipërisë Edi Rama tha se qiratë nuk duhen  paguar. Kush kërkon qiranë në marrëdhënie biznesi do gjobitet.  Pas reagimeve e korrigjoi. Tha se do paguhen me këste. Ky akt na njofton disa gjëra. Selektivitetin e strategjisë së luftës së pari. 

Kryeministri i Shqipërisë i quan budallallëqe kërkesat për anullim, pezullim të koncesioneve. As nuk pranon ta diskutojë një gjë të tillë. 

Të dyja janë marrëdhënie kontraktuale. Për njërën kemi ndalim, për tjetrën tolerim. Për njërën vlen gjendja e jashtëzakonshme, për tjetrën jo. 

Një akt që nuk ka pse të banalizohet si zakonisht

Postuar në 30 Mars, 2020 13:57

Dërgimi i mjekëve dhe infermierëve në Itali ishte një politikë e gjestit, e vullnetit të mirë që në fakt duhet përkrahur. Patjetër që z. Rama diti jo vetëm ta realizojë këtë si shprehje të vullnetit të mirë dhe fisnikërisë në këto kohë të vështira për Italinë fqinje, por edhe ta marketojë atë ashtu siç duhet. Me një mesazh në shqip dhe italisht, duke goditur emocionalisht.

Edhe në Shqipëri ka patur raportime për pneumoni atipike, por nuk provohet lidhja me CoVid -19

Postuar në 27 Mars, 2020 16:44

Mjeku epidemiolog, Dritan Ulqinaku, thotë se masat kufizuese duket se po mbajnë nën kontroll përhapjen e epidemisë. Në një intervistë në studion e TvT, Ulqinaku tha se numri i rasteve të reja tregon se masat deri tani e kanë dhënë efektin, por ato duhet të vijojnë të ndiqen me përpikmëri.

Është mirë të kemi frikë, të menaxhojmë frikën, të kontrollojmë sjelljet tona humane. Ne vazhdojmë të kemi raste të reja. Deri tani, masat e kanë dhënë efektin. Që sistemi të mos bjerë në kolaps, duhet të kesh aq raste sa i përballon reanimatori, tha ai.

Reuters: BE miraton hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Postuar në 23 Mars, 2020 14:06

Agjencia “Reuters” njofton sot se Bashkimi Europian ka vendosur hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Agjencia shton se drafti i propozimit është miratuar në mënyrë unanime nga 27 anëtarët e bllokut.

Shqipëria i drejtohet për ndihmë Kinës

Postuar në 19 Mars, 2020 13:30

Shqipëria ka kërkuar ndihmë teknike dhe mjekësore nga Kina për përballimin e situatës së krijuar si pasojë e pandemisë së Covid-19. Lajmi është konfirmuar për TVT.al, nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, e cila njoftoi se ka marrë një kërkesë për ndihmë, pa specifikuar detajet, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Tre ditë më parë, përgjatë një deklarate të përditshme për mediat, ishte zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ajo që konfirmoi se Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Kina për përballimin e situatës për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Pages

Subscribe to RSS - Shqiperia