Një akt që nuk ka pse të banalizohet si zakonisht

Postuar në 30 Mars, 2020 13:57

Dërgimi i mjekëve dhe infermierëve në Itali ishte një politikë e gjestit, e vullnetit të mirë që në fakt duhet përkrahur. Patjetër që z. Rama diti jo vetëm ta realizojë këtë si shprehje të vullnetit të mirë dhe fisnikërisë në këto kohë të vështira për Italinë fqinje, por edhe ta marketojë atë ashtu siç duhet. Me një mesazh në shqip dhe italisht, duke goditur emocionalisht.

Ky akt mund t’i ketë kaluar shumë shqiptarëve nëpër mend, jo vetëm për lidhjet që kemi me Italinë, por edhe për shkak të përvojave tona jetësore me atë vend dhe sistemin shëndetësor atje. Ndaj si i tillë akti ka konsensus të plotë dhe duhet ta themi ka qëlluar në shenjë nga pikëpamja e lojës së imazhit. Një imazh që i vjen në ndihmë edhe Shqipërisë, por edhe kryeminstrit Rama që e ka obsesion atë.

Mjafton të shohim mesazhet që vijnë dhe mënyra si përcillet.

Mirëpo ky trazimi me krenarinë dhe gëzimin duhet të ketë një kufi. U dha një ndihmë, modeste por me simbolikën e duhur. Nuk ka nevojë që këtë ndihmë ta shndërrojmë në propagandë për konsum të brendshëm njësoj si me çdo nismë të kryeministrit. Është mirë që ky akt të flasë vetë me punën e mjekëve dhe infermierëve dhe jo të pezohet, spiropalizohet apo taulantballizohet në mënyrë banale.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

E kujtoi njeri vetem 3 dite me pare pervjetorin e tragjedise se Otrantos? 93 te vdekur, gra e femije! Mungese kujtese historike=Mungese shtylle kurizore. Prandaj keto lepirbythjet kryeministerore, jo vetem qe duhen banalizuar, po u duhet bere nje mut i madh siper!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.