Shqipëria i drejtohet për ndihmë Kinës

Postuar në 19 Mars, 2020 13:30

Shqipëria ka kërkuar ndihmë teknike dhe mjekësore nga Kina për përballimin e situatës së krijuar si pasojë e pandemisë së Covid-19. Lajmi është konfirmuar për TVT.al, nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, e cila njoftoi se ka marrë një kërkesë për ndihmë, pa specifikuar detajet, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Tre ditë më parë, përgjatë një deklarate të përditshme për mediat, ishte zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ajo që konfirmoi se Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Kina për përballimin e situatës për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Ndërkohë që dje kryeministri Edi Rama përjashtoi faktin se Shqipëria do të drejtohej për ndihmë përtej Bashkimit Europian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.