Shqiperia

Shqipëria nuk duhet bërë, Shqipëria duhet zhbërë

Postuar në 01 Shtator, 2020 20:22

 

Kam kaq vite që bashkëbisedoj me bashkadhetarët për problemet e Shqipërisë. Një dëshirë e flaktë që i bashkon të gjithë është ajo e qeverisjes së vendit nga patriotët. Me pak fjalë, shumica e shqiptarëve duket sikur bëjnë supozimin që problemet e Shqipërisë janë menaxheriale dhe jo strukturore.

Po negociojmë detin pa patur asnjë interes real

Postuar në 31 Gusht, 2020 19:05

Shqipëria politike po afrohet sërish përballë një problemi delikat siç është ndarja e kufirit  detar me Greqinë dhe zonave ekonomike me të. Problemi është delikat jo për kompleksitetin e aspektit teknik të procesit, por për shkak të sjelljes së elitës politike në raport me çështje të tilla që rezonojnë përtej shqetësimeve të saj të natyrës strikt ekonomike.

Ndoshta marrëveshja u bë më e thjeshtë. Greqia ka pranuar vlerë të reduktuar për Kretën

Postuar në 29 Gusht, 2020 23:35

Ndoshta gjërat janë thjeshtuar për Shqipërinë në ndarjen e kufirit detar me Greqinë. Marrëveshja e kësaj të fundit me Italinë u jep efekt të reduktuar ishujve të Diapontit që janë në veri të Korfuzit dhe këtë vendim Athina zyrtare e ka interpretuar me faktin se edhe në marrëveshjen e vitit 1977 ishujt kanë patur efekt të tillë. Në këtë kuadër vlera e reduktuar e ishujve që janë përballë vendit tonë, përmbush një nga kërkesat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kërkon pikërisht që në përputhje me Konventën e Detit dhe konfiguracionin e bregdetit të gjendet një zgjidhje e ekuilibruar.

Dossier/Politika pasive e Perëndimit ndaj Shqipërisë pas ndarjes me Moskën

Postuar në 20 Gusht, 2020 02:39

Si ndikoi dalja e Shqipërisë nga orbita sovjetike dhe si shpjegohet ai izolim i gjatë i një neutraliteti që i konvenoi vetëm Enver Hoxhës? Kjo është një çështje që meriton studime të mëtejshme jo vetëm për të hedhur dritë mbi historinë tonë të afërt, por edhe për të çmitizuar figurën e Enver Hoxhës sipas rolit që historiografia politike shqiptare, por edhe letërsia i ka dhënë në duelin me të mëdhenjtë.

Koha që qeveria të sqarojë nëse ka arritur marrëveshje për vaksinën anti-CoVid-19

Postuar në 18 Gusht, 2020 12:17

Ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, njofton së fundmi se Greqia ka arritur të firmosë marrëveshjen për 3 milionë doza vaksine kundër CoVid-19 të prodhuar nga AstraZeneca nëse ajo kalon fazën e katërt të testimit. 

Ministri ka sqaruar se faza e katërt përfundon në muajin nëntor dhe dozat do të dorëzohen në Greqi në muajt pasues të dimrit, kur mendohet të arrihet piku i sëmundjes. 

Radhët në kufirin shqiptaro-grek dhe mësimet e (pa)nxjerra

Postuar në 16 Gusht, 2020 19:12

 

Zgjedhjet njëpartiake në Shqipëri dhe Serbi, demokratike. Në Bjellorusi, Jo

Postuar në 10 Gusht, 2020 14:16

Europa ka vendosur ta quajë Lukashenkon si dikë që vjedh zgjedhjet. Mediat perëndimore raportojnë se Ministria e Jashtme gjermane ka autorizuar një zëdhënës që të flasë për “të dhëna të caktuara për mashtrime në zgjedhjet presidenciale” dhe madje se “nuk janë respektuar as standardet minimale të votës”.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka folur për dhunën ndaj protestuesve duke cilësuar se “në Europë nuk ka vend për atë që dhunon protestuesit paqësorë”. 

Jemi në skenarin suedez dhe shifrat nuk janë alarmante për sistemin shëndetësor

Postuar në 28 Korrik, 2020 14:10

Shtimi i rasteve me të infektuar nga CoVid-19 në Shqipëri ka vënë në jetë pa ndonjë planifikim paraprak, atë që mund ta quajmë varianti suedez i menaxhimit të pandemisë.

Shifrat e dhëna nga Instituti i Shëndetit Publik cilësohen prej vetë këtij të fundit si serioze, ndërkohë që vendi është ende larg mbushjes së kapaciteteve spitalore me të shtruar rëndë.

Dy-tre shtete pa bërë akoma një

Postuar në 28 Korrik, 2020 13:06

 

Harvardi i lë targën INSTAT-it dhe Kongresit të PS-së, flet për mrekullinë shqiptare

Postuar në 26 Korrik, 2020 14:20

Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell sot një pjesë nga përfundimet e Qendrës për Zhvillimin Ndërkombëtar në Universitetin e Harvardit ”The Growth Lab”. E drejtuar nga Ricardo Hausman, qendra na flet për një mrekulli ekonomike shqiptare, mrekulli të cilën ne që jetojmë këtu nuk  kemi përjetuar gjëkundi. 

Pages

Subscribe to RSS - Shqiperia