Zgjedhjet njëpartiake në Shqipëri dhe Serbi, demokratike. Në Bjellorusi, Jo

Postuar në 10 Gusht, 2020 14:16

Europa ka vendosur ta quajë Lukashenkon si dikë që vjedh zgjedhjet. Mediat perëndimore raportojnë se Ministria e Jashtme gjermane ka autorizuar një zëdhënës që të flasë për “të dhëna të caktuara për mashtrime në zgjedhjet presidenciale” dhe madje se “nuk janë respektuar as standardet minimale të votës”.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka folur për dhunën ndaj protestuesve duke cilësuar se “në Europë nuk ka vend për atë që dhunon protestuesit paqësorë”. 

Ky qëndrim në thelb gjerman na vendos para sjelljes me dy standarde të kësaj Europë që nga njëra anë sulmon presidentin bjellorus në emër të vlerave dhe normave demokratike, kurse nga ana tjetër njeh dhe mbron zgjedhjet me një parti në Shqipëri dhe Serbi.

Kjo është temë e ezauruar tanimë, sikundër po ezuarohet besimi se Europa përfaqëson me të vërtetë diçka demokratike. Ne mund të hamendësojmë se mbështetja për njerëz si Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç do të vazhdojë sa kohë këta nuk do të sillen si Lukashenko, nuk do të flirtojnë me Rusinë apo me ndonjë fuqi tjetër, por do të vazhdojnë të pranojnë atë që u kërkohet. Neve kjo do të na shitet si teatër demokratik, kur në fakt jemi asgjë më shumë se konsumatorë të një republike bananesh.

Comments

Submitted by X (not verified) on

Per Bjellorusine e Serbine interesat e perendimit jane qe ti orientoje drejt vetes keto vende dhe te rrise ndikimin e vet, meqenese jane popuj sllave ortodokse shume te lidhur me Rusine historikisht! Kurse ne Shqiperi pa e ditur perse, thuhet me plot goje qe kane kaluar cdo limit logjik me veprimet e tyre! Vetem mjafton te kujtohet dyshja Lu-Vllahutin madje dhe dyshja e sotme Kim-Soreca me pozicionimet e tyre dhe perzierjen e tyre ne politiken shqiptare! Tamam si te jene anetare te krahut ekstrem ne Rilindje!

Njeanshmeria dhe mbeshtetja e tyre ekstreme per PS, arriti qe sot Rilindja te kete krejtesisht parlamentin per vete dhe cdo bashki ne vend! Kudo qe perzihen, vetem eshte ne sherbim te PS ne funksion te c'orientimit dhe talljes me opoziten shqiptare! Se cfare mbrojne dhe ku duan te dalin, dreqi e di por sistemi i sotem politik ne Shqiperi, pluralist nuk mund te quhet! As qe jetojme ne nje vend demokratik nuk mund te thuhet! E gjithe kjo fale BE qe sot bertet shume ne bote, per normat demokratike dhe lirine e popujve!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.