Jemi në skenarin suedez dhe shifrat nuk janë alarmante për sistemin shëndetësor

Postuar në 28 Korrik, 2020 14:10

Shtimi i rasteve me të infektuar nga CoVid-19 në Shqipëri ka vënë në jetë pa ndonjë planifikim paraprak, atë që mund ta quajmë varianti suedez i menaxhimit të pandemisë.

Shifrat e dhëna nga Instituti i Shëndetit Publik cilësohen prej vetë këtij të fundit si serioze, ndërkohë që vendi është ende larg mbushjes së kapaciteteve spitalore me të shtruar rëndë.

Për 2 javët në vijim ne do të shohim përhapjen natyrale epidemike, sa kohë që hapja është thuajse totale. Në këto kushte është e udhës që qeveria të sqarojë se cilin skenar do të adoptojë në muajt e vjeshtës dhe nëse karantinimi i plotë si ai i muajit mars është sërish i mundshëm apo jo.

Ajo çfarë na mëson kjo periudhë kohore është se karantina kufizon infeksionin dhe i jep kohë sistemit shëndetësor, por ajo që pason është me siguri një riaktivizim epidemik në përmasa të gjera që sërish do ta sfidojnë atë. Ndaj vera është koha kur qeveria duhet të përpunojë dhe publikojë strategjinë e saj për një periudhë afatshkurtër, në mënyrë që të gjithë të jemi të përgatitur për atë që po vjen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.