Sarkazëm nga Irlanda: Anglia është vend i sigurtë. Do i kthejmë imigrantët aty

Postuar në 29 Prill, 2024 15:03

Rruga e shkurtër nxjerr për gjatë. Ky proverb provohet sërish në rastin e lojës juridike të Britanisë së Madhe me imigracionin. Pasi miratoi me luftë të madhe dhe debate ligjin për trajtimin e azilantëve në Ruanda, duke shpikur ekstraterritorialitetin si gjetje për devizualizuar Emigrantin nga përditmëria politike, Londra zyrtare krahas Italisë, hapi një dritare të re të cinizmit ndërkombëtar në menaxhimin e një dukurie që është emblematike e kohës sonë.

Cinizmi qëndron në faktin se një problem socio-ekonomik akomodhet për nevoja të metropolit me dispozita juridike që nuk i përgjigjen realitetit. Britania e Madhe i thotë një azilkërkuesi se ai do deportohet në Ruanda derisa kërkesa e tij të trajtohet, pasi Ruanda është një vend i sigurtë. Sa kohë zgjat kërkesa e bërë, si trajtohen në qendrat e pritjes, kjo mbetet për t’u parë, por thelbi i këtij operacioni është përgjigja ndaj imperativit politik të ditës në vendet e Perëndimit me imigracionin dhe perceptimin e tjetërsimit të raportit demografik.

A është Ruanda një vend i sigurtë për një britanik? Mundet që këtë përgjigje ta japë Rishi Sunak, ndonëse duhet të themi se Shqipëria është nëse shohim intensitetin e marketingut dhe publicitetit për turizmin e vendit tonë. Efekti i kësaj politike është i papritur, ndonëse në përputhje me atë që do të quhej “humor anglez”. Një pjesë e emigrantëve kanë zgjedhur si stacion Irlandën, duke ikur nga Anglia e deportimit. Dhe kështu çështja sapo ka marrë një dimension tjetër. Mediat raportojnë se ministrja irlandeze e Drejtësisë, Helen McEntee ka njoftuar përgatijen dhe miratimin e legjislacionit emergjent për ndalimin e një kurbe rritëse të imigrantëve.

Do të sigurojmë që njerëit të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar. Do ta trajtoj këtë çështje me homologun britanik, James Cleverly

ka thënë ajo.

Thelbi i legjilsacionit emergjent është amendimi i ligjeve ekzistuese duke përcaktuar më mirë “vendet e sigurta”. Dhe patjetër që Britania e Madhe është një vend i sigurtë edhe për irlandezët që kanë një histori të tërë pasigurie me Londrën. Është një situatë që krijon premisa sarkastike të cilat në burim kanë një vision afatshkurtër të menaxhimit të imigacionit. Rishi Sunak nuk e ka fshehur dot entuziazmin për kalimin e azilantëve drejt Irlandës:

Numri në rritje e azilantëve në Irlandë është prova se plani ynë për Ruandën ka shërbyer si deterrent, pasi njerëzit janë të shqetësuar të vijnë këtu

Po a nuk është Ruanda një vend i sigurtë? Pse druhen azilantët të shkojnë në Angli e mandej Ruanda? Kanë garancitë e Rishi Sunak për këtë.

Mënyra sesi perëndimi i gjithë dhe Europa sidomos po sillet me këtë fenomen provon jo vetëm ankthin ekzistencial të shoqërisë perëndimore, por ajo përcakton edhe përmasën e reduktuar të rolit që Europa do të ketë në botën që po vjen. Nuk mundet që një njeri si Rishi Sunak, von der Lyen apo Meloni, që ofrojnë nomadizimin si zgjidhje të përfaqësojë diçka të madhe dhe serioze për Perëndimin që duket se është më shumë gati të pranojë Inteligjencën Artifciale në ekonomi se njerëz të tjerë jashtë rracës së vet.

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Problemi i refugjateve nuk do te zgjidhet asnjehere por, sic veshtiresite e azilkerkuesve do te shtohen aq me teper problem3t ekonomike te popujve te BEse do te rriten.
Ishte vete BE qe stimuloi emigrimin massive te Ukrainasve drejt shteteve te saj kur, keta civile nuk kishin se perse largoheshin pasi, refugjatet e vertete te konfliktit ishin rusisht foles dhe dyndja e tyre behej me parapelqim per ne Rusi e jo ne BE.

Ishte Brukseli ai qe i ndau refugjatet ne 2 kategori dhe ne kategorine e I u vendosen ukrainasit me qente dhe macet e tyre, ne hotele ne 4 dhe 5 yje..... C'ka, pasi po mbushen dy vjet dhe lufta nuk mbaron, buxheti i shteteve po shteron, ekonomia u perkeqesua, energise dhe gazi u shtrenjtuan.
Popullsite e Evropes po acarohen dhe po protestojne, zakonisht ne protesta jane te papunet, njerez qe shumicen e jetes e kane kaluar ne ndihme sociale dhe po e shohin se kjo ndihme po u pakesohet cdo vit.

Evropen e shkaterroi politika keqeberese e SHBAse dhe e emisarit te saj George Soros me kelyshet e tij si Tony Blair dhe Bernard Henry Levy. Dyert e ferrit per Evropen u happen me shkaterrimin e Irakut dhe stuhia e ketij ferri arriti kulmin me djegjen e Sirise dhe te Libise.
Ishin afro 10 milion afrikane te punesuar legalisht dhe ilegalisht ne Libi, njerez qe dergonin te ardhurat e tyre ne shtepi.
Shumica e tyre u dynden ne Evrope.

Sanksionet Amerikane mbi, Iranin, Sirine, Zimbabwe, Afganistan ( ketij te fundit iu jane konfiskuar mbi 200 milion $ pa te drejte), Ghana, Libi, Sudan, Somali etj etj vende ne Afrike, bejne qe popujt e ketyre vendeve te emigrojne ilegalisht.
Persa kohe qe Amerika eshte e rrethuar me Oqean, nuk i intereson demi qe i behet " kopshtit te J Borrelit dhe te Ursula von Leyen". Shto ketu sanksionet qe Brukseli i vendosi mbi Rusine qe na kujtojne sanksionet e Enverit mbi evropen ne kohen e komunizmit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.