"Made in Serbia" për mallrat shqiptare

Postuar në 10 Gusht, 2015 19:44

Serbia mund të jetë një zgjidhje e tregtarëve shqiptarë për t'iu shmangur embargos së afërt ruse ndaj fruta - perimeve. Këtë e njofton faqja "Agroweb" e cila ndjek çështjet e agrobiznesit shqiptar. "“Made in Serbia” për produktet shqiptare? Besojeni ose jo, por për të shkuar në Rusi rruga e frutave dhe e perimeve shqiptare kalon pikërisht përmes Serbisë. Kjo është mënyra që tregëtarët shqiptarë mendojnë si rrugëzgjidhje pas embargos ruse, që pritet të zgjerohet me 7 vende të reja, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Të pyetur nga Agroweb tregëtarët shqiptarë, që eksportojnë në Rusi pohojnë se edhe pse ky treg nuk është kryesori për ekpsortet e produkteve të tyre, rruga që ata do të zgjedhin është eksporti i produkteve në Serbi dhe nga atje të eksportohen në Rusi si produkte serbe", raporton "Agroweb". Kjo masë vjen pasi kryeministri rus Medvedev deklaroi se Rusia do të zgjerojë listën e vendeve që do të jenë subjekt i embargos. "Edhe pse Medvedev nuk ka përmendur emra vendesh, agjecia ruse e lajmeve Itar-Tass përmend faktin se në fund të korrikut shtatë vende të Evropës; Mali i Zi, Shqipëria, Islanda, Norvegjia, Litenshtajni, Ukrahina dhe Gjeorgjia i rikonfirmuan Këshillit Evropian se do t’i bashkoheshin zgjatjes së periudhës së sanksioneve ndaj Rusisë deri në 23 Qershor 2016. Shqipëria dhe Mali i Zi janë vende kandidate për anëtarësim në BE, ndërsa vendet e tjera janë pjesë e zonës evropiane të tregëtisë së lirë. Gjashtë nga këto vende, përjashtuar Gjeorgjinë i janë bashkuar gjithashtu vendimit të BE-së për t’i zgjatur këto sanksione ndaj Rusisë, deri në 31 Janar, 2016", vijon "Agroweb". Ndërkohë në fund të vitit kaluar u zbulua se një kompani shqiptare printonte certifikata fitosanitare false me synimin qe produkte të vendeve të BE-së të kalonin në doganën bjelloruse si mallra shqiptare. http://agroweb.org/?id=10&l=488&ln=sq&url=te-thyesh-bllokaden-ruse

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.