Rusi – SHBA, fjala ‘luftë’ përmendet gjithnjë e më shpesh

Postuar në 15 Gusht, 2015 21:00

Nuk është vetëm Rusia që flet për mundësinë e një lufte në shkallë të gjerë me ShBA-në. Tashmë ka edhe zëra në Perëndim që po vlerësojnë se përballja mes dy fuqive kryesore ushtarake në botë është pjesë e axhendës së parashikimeve në fushën e sigurisë. “Euobserver” i ka dhënë hapësirë një raporti të hartuar nga një OJF britanike, e cila ka bërë profilin e stërvitjeve të fundit të Rusisë dhe të NATO-s.
“Stërvitjet e Rusisë dhe NATO-s tregojnë se ato po përgatiten për një konfrontim të mundshëm, në një klimë politike që rrëzikon luftë aksidentale”, citohet raporti i i Rrjetit për Lidershipin Europian. Konkluzione të tilla erdhën pasi stërvitja masive e Rusisë, zhvilluar më 16 mars, simulonte pushtimin e Letonisë, mbështetur nga helikopterë dhe artilieri. Në detin Barenc, Flota e Veriut, zhvilloi stërvitje të ngjashme, mbështetur nga bombardues strategjikë. Trupat ruse u mobilizuan në Arktik dhe në Detin e Zi. Nga ana e vet NATO angazhoi për stërvitje 15 mijë trupa nga 19 shtete, duke similuar ndër të tjera zbarkim me mjete amfibe në Poloni dhe në Suedi, si dhe operacioni ndaj eksklavës ruse të Kaliningradit. Aleanca zhvilloi edhe dy stërvitje të tjera, njëra që përfshiu betejë tankesh, kurse tjetra që angazhoi forcën e krijuar së fundmi për përballimin e agresionit rus.
Në sqarimet e veta drejtori i OJF-së (think tank)”, Ian Kearns, tha se “ne nuk po sugjerojmë se lidershipi i secilës palë ka marrë vendimin për të shkuar në luftë, por...profili i ndryshuar i këtyre stërvitjeve është një fakt dhe luan një rol në mbështetje të klimës aktuale të frikës dhe tensionit në Europë”(https://euobserver.com/defence/129871).
Nga ana e vet, mediat ruse, kryesisht agjencia shtetërore “Sputniknews”, ka thuajse përditë informacione dhe referenca për faktin se ndaj Rusisë po zhvillohet një skenar që çon në luftë. Sot, p.sh kjo media i referohej thirrjeve që lëvizja për të drejtat e njeriut në Gjermani, “Solidarität”, bën kundër luftës. Është publikuar një peticion online, ku vlerësohet se “bota është më afër luftës bërthamore se ka qenë që nga kriza e raketave në Kubë”. “Në qershor, rreth 100 gjeneralë dhe oficerë të lartë të ish-Gjermanisë Lindore dënuan retorikën e luftës kundër Rusisë në një letër të hapur për publikun gjerman...Gjashtë muaj më parë, reeth 60 përfaqësues të lartë të politikës, biznesit, medias dhe kukturës, bënë thirrje për një kurs të ri ndaj “Rusisë”, shkruan “Sputniknews”(http://sputniknews.com/europe/20150815/1025788565.html). Nuk dihet mirë nëse rreziku i një lufte është kaq aktual, por me gjasë rikthimi i Gjermanisë në qendër të vendimmarrjes europiane, nuk po perceptohet me qetësi.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.