Politikë

Një debat në SHBA për monumentet në hapësirat publike dhe modeli i arrogancës që ndiqet në Shqipëri

Postuar në 09 Korrik, 2015 08:25

Një vendim gjykate në shtetin e Oklahomas, ka provokuar debate në ShBA. Gjykata e Lartë e Oklahomas ka urdhëruar heqjen e një monumenti dedikuar “10 urdhëresave” nga hapësira publike.

Media në një ditë për kryeministrin/ I luajtur nga fiqiri, apo lider i Ballkanit?

Postuar në 08 Korrik, 2015 11:26

Edhe vizita e kancelares gjermane Merkel, nuk i ka shpëtuar tallavasë politiko-mediatike që kaq mirë di ta gatuajë Tirana zyrtare.

A ishte e porositur pyetja e Tv Klan se kush është lideri i Ballkanit, Rama apo Vuçiç? Gazetari i Top Channel lexon me përpikmëri atë që kishte të shkruar në letër (Video)

Postuar në 08 Korrik, 2015 10:29

Pyetja që tërhoqi më shumë vëmendjen në konferencën për shtyp të kancelares Merkel dhe kryeministrit Rama ishte e gazetares së Tv Klan Elja Zotka, që pyeti kancelaren se kë shihte si lider në ballkan Edi Ramën apo kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç. Një pyetje që u prit me habi nga zonja Merkel dhe buzëqeshje nga Edi Rama, por që ngjalli kuriozitetin e burimit nga u nis për të përfunduar në kufjet e kancelares Merkel. Në fakt Tv Klan nuk njihet për afrimitetin me Edi Ramën, por kjo nuk ka penguar që komunikimi i tij me gazetarët e këtij televizioni të jenë të ndërsjellta.

Një vizitë që duhet kapitalizuar dhe jo vetëm festuar

Postuar në 07 Korrik, 2015 21:32

Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, do të jetë sot në Tiranë. Vizita është paraprirë nga shumë komente, vështrime dhe përcaktime me natyrë politike, që e vendosim atë në një kuadër të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. Por thuasje si në çdo rast të ngjashëm, emocioni pozitiv i pritjes së një miku kaq të rëndësishëm, i ka hapur rrugën edhe shfaqjeve të panevojshme, si ndërhyrja në katin e parë të godinës së kryeministrisë, apo pompimi i vizitës si pjesë e suksesit politik të kryeministrit të Shqipërisë.

Administrata vendos gjoba për shkelje, por “Shteti” i fal. Gazeta “Telegraf” akuzon se kompanisë “Kurum” i janë falur 838 milionë lekë gjoba, vetëm për vitin 2014

Postuar në 07 Korrik, 2015 07:36

Gazeta “Telegraf” ka disa ditë që merret me kompaninë “Kurum” që ushtron aktivitetin në Elbasan. Gazeta në fjalë shkruan gjerë e gjatë për marrëdhëniet e privilegjuara të kësaj firme me shtetin shqiptar, duke sjellë si ilustrim faktin, se pavarësisht ndotjes dhe shkeljeve sipas saj të normave ligjore për veprimtarinë mbi mejdisin dhe shëndetin publik, firma vazhdon punën pa probleme. Madje duke zhbërë edhe masat administrative të marra ndaj saj. Aspekti më flagrant është falja e gjobave. Sipas “Telegraf” ato arrijnë në shumën 838 milionë lekë vetëm për vitin 2014.

Po kërkojnë të na bëjnë për budallenj me zor

Postuar në 07 Korrik, 2015 07:29

Të gjithë e mbajmë mend sesi kryeministri në fushatë elektorale thoshte se PD-ja po kërkon të bëjë budallenj shqiptarët me premtimet që bën. Dhe pastaj vazhdonte fjalimi “copy paste” nga një ditë më parë. Kutjojmë po ashtu se kandidati për Tiranën, Erjon Veliaj, u pyet disa herë për ndërtimin te diga e Liqenit dhe tha nuk do të ketë ndërtime në park. Për çështjen e digës u tha se do të respektohet vendimi i gjykatës. Pra askush nuk ka përmendur gjëkundi hyrjen e re në Parkun e Liqenit.

Komuniteti Mysliman akuzon Fatmira Hajdarin se po grabit vakëfet në qendër të Tiranës

Postuar në 07 Korrik, 2015 06:03

Me një apel drejtuar Presidentit, kryeministrit dhe disa institucioneve kushtetuese, Komuniteti Mysliman ka shprehur shqetësimin për grabitjen e pronave në qendër të Tiranës nga persona që kanë lidhje me bashkëshorten e ish-deputetit të vrarë të Partisë Demokratike Azem Hajdari

“Të parët tanë të urtë dhe besimtarë të denjë myslimanë shqiptarë krahas xhamive dhe objekteve të ndryshme kanë  lënë vakëfe(prona për bamirësi) në dobi të shoqërisë shqiptare.

Shënim: Një dorëheqje dhe një votë që konfirmojnë standardin demokratik

Postuar në 05 Korrik, 2015 17:13

Rezultatet e referendumit në Greqi kanë çuar në dorëheqjen e Antonis Samaras, kryetar i Nea Demokratia, partia konservatore greke. Dorëheqja dhe njohja e rezultatit brenda një dite të vetme, konfirmon garancitë e sistemit në vendin fqinj, si dhe vijimësinë e një standardi të panegociueshëm: largimin në rast të një vote kundër. Medat greke raportojnë se Samaras ka paralajmëruar nisjen e procedurave për kryetarin e ri, teksa vendin e tij, për momentin do ta zërë Evangelos Meimarakis.

Shënim: Pakënaqësi e investitorëve nga korrupsioni në gjyqësor, apo mbështetje për qeverinë në goditjen e korrupsionit në Drejtësi?

Postuar në 04 Korrik, 2015 11:01

Para disa ditësh ra në sy një deklaratë e ambasadorit gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, sipas të cilit biznesi gjerman në Shqipëri ka shumë pakënaqësi ndaj sistemit të drejtësisë dhe po mendon edhe të largohet. Merr më shumë kuptim kjo deklaratë, pasi ajo erdhi vetëm një ditë pasi u inuaguaruan, me pjesëmarrje edhe të kryeministrit, dy njësi me investime gjermane, një nga të cilat edhe Tirana Buissnes Park. Kritika të forta dhe akuza për gjyësorin bëri para dy javësh edhe ambasadori britanik në Tiranë, që foli madje për një klikë në sistemin e drejtësisë.

Demokraci në zhvillim, të gjithë të “majtët” janë të shqetësuar për PD-në. Aq sa propozohet edhe koalicion

Postuar në 01 Korrik, 2015 08:50

Vihet re një dukuri e pazakontë pas zgjedhjeve. Socialistët, d.m.th drejtuesit e tyre, po flasin të shqetësuar për situatën në Partinë Demokratike. Po i qajnë hallin Shqipërisë se mos na nglet pa opozitë. E nisi kryeministri Edi Rama, kur gjatë festës së 24 vjetorit të PS-së tha se u dha kjo votë, ngaqë shqiptarët nuk mund të pranojnë këtë opozitë. Aty për aty këputi një nga ato të vetat, Majko, kur u shpreh i shqetësuar për barrën e madhe që u ka rënë të majtëve që do qeverisin 2/3-at e shqiptarëve, ndërkohë që siç dihet PS-LSI thjesht po shohin punët e veta.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë