Politikë

Po do ta ketë edhe Partia Socialiste ndonjë problem! Apo jo?

Postuar në 26 Prill, 2024 15:32

Partia e Lirisë i ngjan një gërmadhe të ngjashme me Rithemelimin. Kështu shkruan analisti i pavarur dhe i paanshëm (më shumë se ç’duhet në fakt)– Skënder Minxhozi në faqen “Java News”. Të njëjtin epitet e gjen ngado që ta kthesh shikimin në faqet e të majtës militante që popullon sot në masë hapësirën e mediave online.

Armiqtë e Partisë Socialiste janë të çorganizuar, të bërë lëmsh dhe mënyra dëshirore e kësaj “analize” është: u shofshin njëherë e mirë!

Alimehmeti: Bashkia klinikisht e vdekur, nuk lejojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Postuar në 24 Prill, 2024 21:20

Këshilltarët e opozitës kërkuan mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, kërkesë e cila u rrëzua. Kreu i këshilltarëve të djathtë, Ilir Alimehmeti, nuk u lejua të hynte në Bashki për të dorëzuar kërkesën. Në studion e MCN Live, ai tha se detyra e Këshillit Bashkiak është të mbikëqyrë funksionin e Bashkisë.

Aga(ç)i i dy brigjeve

Postuar në 24 Prill, 2024 09:34

Ka bjë diskutim histerik gati mbi një material të transmetuar nga Rai3 mbi protokollin Itali-Shqipëri për pritjen e imigrantëve. Paralel me materialin, Ina Media, që prezantohet si një media investigative me financim nga ShBA publikoi më datën 16 prill një material në qendër të të cilit është tjetërsimi i pronave në Vlorë.

Standardi i Zdromsit u verifikua dje në Këshillin Bashkiak

Postuar në 23 Prill, 2024 17:29

Erion Veliaj ka refuzuar dje kërkesat e këshilltarëve të opozitës në Bashkinë e Tiranës, që në thelb kishin synimin e transparencës dhe llogaridhënies për aferën “5D”. Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, Dorian Teliti, ka deklaruar ndër të tjera se në mbledhjen e djeshme u refuzuan thuajse të gjitha kërkesat:

Është apo luan? Problemi në fakt është që i shkon

Postuar në 19 Prill, 2024 20:22

Ilir Meta është çmendur.

E dëgjon përherë e më shpesh këtë fjali për ish-presidentin që pas shfaqjeve në paralele, shtangë dhe stërvitje, ka nisur e bërtet pa arsye, ndërkohë që po u dhuron atyre që kanë stomak të shohin sesi ai e përballon sherrin me gruan e vet, Monika Kryemadhi. Një shfaqje që nuk gjen arsye publike dhe as shpjegohet dot mirë.

Ku të futemi nga "zero toleranca" e socialistëve?

Postuar në 19 Prill, 2024 16:09

Ky që është kryeministër tani, ka inaguruar edhe disa shprehje “tipike” në komunikimin publik, me gjasë për t’u dalluar nga turma dhe për të afirmuar se është edhe penë e publicistikës. “Në krye të herës”, “forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës”, janë vetëm dy që vijnë si muzikë monotone në kujtesë. “Zero tolerancë” është një tjetër shprehje që është bërë gati si devizë e asaj që grupimi qeverisës e shpall si “shteformim”.

Erjon Veliaj nuk mund të jetë më kryetar bashkie

Postuar në 19 Prill, 2024 12:19

Protestues dhe përfaqësues të njohur të opozitës parlamentare janë duke protestuar para Bashkisë së Tiranës ku qëndron në detyrë Erjon Veliaj. Protesta nuk ka as shkak të stisur, as motiv madhor, as qitje të largët: ajo është e thjeshtë. Në Bashki qëndron një ndër hajdutët më të mëdhenj të dyshuar në Shqipëri dhe ka disa njerëz – me kusure kuptohet – që po thonë që ai të ikë.

Ky duhet të ikë!

Postuar në 18 Prill, 2024 23:01

Belind Këlliçi, një zyrtar i Rithemelimit ka akuzuar sor kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, se ka ngritur një skemë të ngjashme me “5D” edhe në tregun e fruta-perimeve. Sipas tij, në krye të kësaj skeme është Ermal Kapllani i Policisë Bashkiake. 

Tregues se në cilën pikë jemi është mungesa e agresivitetit propagandistik të Baahkisë që mbahet tashmë  me alibinë e Veliajt se kush punon edhe gabon. 

Thuajini një fjalë Vuçiçit!

Postuar në 17 Prill, 2024 19:24

Për ata shqiptarë të Shqipërisë sidomos që shohin te Aleksandër Vuçiç mishërimin e një politike të zgjuar serbe, të  një diplomacie fine dhe me qitje të largët, sot ka qenë dita që të zgjohen nga kompleksi jugosllav. Serbia ka bërë një ditë pas dështimit në KiE atë që ka ditur të bëjë përjetësisht: xhandarizimin e politikës.

Apeli i Bakoyannis: Mos pengoni anëtarësimin e Kosovës në KiE

Postuar në 16 Prill, 2024 19:11

Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, kërkoi anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke theksuar se është demokraci funksionale parlamentare me garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejta themelore të njeriut.

Bakoyanis, e cila ka hartuar raportin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, tha se janë tri çështjet më problematike për t’u zgjidhur: ajo që lidhet me Manastirin e Deçanit, shpronësimi dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë