Standardi i Zdromsit u verifikua dje në Këshillin Bashkiak

Postuar në 23 Prill, 2024 17:29

Erion Veliaj ka refuzuar dje kërkesat e këshilltarëve të opozitës në Bashkinë e Tiranës, që në thelb kishin synimin e transparencës dhe llogaridhënies për aferën “5D”. Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, Dorian Teliti, ka deklaruar ndër të tjera se në mbledhjen e djeshme u refuzuan thuajse të gjitha kërkesat:

Në këtë mbledhje të zgjeruar të Kryesisë, ku pas kërkesës time në cilësinë e NënKryetarit të Këshillit kërkova të ftoheshin në këtë mbledhje edhe drejtuesit e grupimeve të këshilltarëve, kërkesë e cila për hir së vërtetës gjeti mbështetje nga mazhoranca socialiste, nga ai moment e në vijim, ndonëse aspak të surprizuar, u përballëm me një seri të gjatë e të përsëritur të “JO, JO dhe vetëm JO” për çdo kërkesë të depozituar nga këshilltarët opozitarë gjatë javëve të fundit.

Ata i thanë JO kërkesës për mbledhje jashtë radhe/të jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak për të thirrur Kryebashkiakun dhe trajtuar, debatuar e nxjerre provat mbi aferën 5D. E qartë që ata kanë frikë të përballen me të vërtetat e hidhura.

Ata i thanë JO ngritjes së një komisioni të përkohshëm me karakter “quasi hetimor” për të investiguar së cilat hallka kanë ceduar e lejuar abuzimin me fondet e buxhetit të bashkisë. E qartë që ata nuk duan transparencën.

Ata i thanë JO kërkesës për kontraktimin e një auditi të huaj mbi të ardhurat dhe shpenzimet e bashkisë.

Ata i thanë përsëri JO, për të disatën herë, ngritjes së Komisionit të Përhershëm 4-vjeçar të Kontrollit Financiar, detyrim ky ligjor dhe i Rregullores së Brendshme të vetë Këshillit, konkretisht neni 36, duke vazhduar të qënurit në shkelje të rregullores për të 10-in muaj radhazi nga dita e konstituimit të këtij Këshilli në qershor 2023

Pse refuzon Zdromsi i Tiranës këto kërkesa? Vetë ai në deklaratën e parë pas arrestimit të drejtorëve të afërt foli për “gabime në punë”, çka duhet të përbënte një qëndrim shterues dhe çlirues për një rast që ka tashmë trajtim institucional. Pse fshihet ky Zdroms nga llogaridhënia, përballja me njerëz të zgjedhur në një organ kolegjial? Fundja edhe Edi Rama, fatkeqësia e këtij vendi, shkoi e u përball në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, pavarësisht sesi u soll aty.

Ky është në të vërtetë standardi i Zdromsit, standard politik, institucional dhe njerëzor: ai i miut që fshihet, i molës që ha mobiljen të gjithën dhe nuk shfaqet kur insekticidi publik është në veprim. Është ku standardi që do të vepronte eventualisht nesër, sikur ky njeri, tashmë i përcëlluar politikisht, të merrte në dorë drejtimin e një partie si PS-ja dhe të synonte pushtetin qendror.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.