Alimehmeti: Bashkia klinikisht e vdekur, nuk lejojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Postuar në 24 Prill, 2024 21:20

Këshilltarët e opozitës kërkuan mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, kërkesë e cila u rrëzua. Kreu i këshilltarëve të djathtë, Ilir Alimehmeti, nuk u lejua të hynte në Bashki për të dorëzuar kërkesën. Në studion e MCN Live, ai tha se detyra e Këshillit Bashkiak është të mbikëqyrë funksionin e Bashkisë.

Ishte një kërkesë për të çuar një shkresë urgjente në protokollin e Bashkisë Tiranë dhe u bë thirrja që të gjithë këshilltarët pavarësisht përkatësisë politike duhet të qëndrojnë kundër korrupsionit tashmë të faktuar dhe t’i bashkohen kësaj kërkese për mbledhjeje urgjente.  

Kjo shkresë urgjente u shqyrtua të hënën pas 17 ditësh, ku ishte urgjenca këtu. Ne e dimë që të paktën një mbledhje në muaj ka, pra po vjen seanca normale e radhës dhe nuk shohin ata një urgjencë këtu, por po mbështesin korrupsionin. Të hënën çuam shkresën me 21 firma dhe në seancë kërkohet të diskutohet auditimi i jashtëm dhe dosja 5D.

Kur shkresa u çua në 9 të mëngjesit, në orën 5 pasdite na u tha se s’kanë pasur kohë për ta lexuar shkresën. 21 firmat e mbledhura janë 7 forca politike të ndryshme. Është një çështje e thjeshtë, s’ka kërkesa, asnjë qëndrim politik, por financiar. Ku shkojnë paratë publike?

Alimehmeti tha se ata që pengojnë mbledhjen Këshillit Bashkiak po bëhen bashkëfajtorë.  

Nëse nuk e bën këtë me veprime apo mosveprime, bëhesh bashkëfajtor në atë krim që po ndodh brenda Bashkisë së Tiranës. Duke përgëzuar SPAK për punën që po bën nuk është mbivendosje mbi SPAK, por e bën këshilli për të zbuluar shtigjet e këtyre drejtorëve që kanë shpërdoruar detyrën duke përdorur paratë publike për vete.

Çdo këshilltar që mendon se qëndron kundër korrupsionit e ftoj t’i bashkohet kësaj nisme me shkresë, me protestë sepse nuk mundemi ne të pranojmë që bashkia më e madhe e vendit sot është ngrirë, sot atje nuk firmoset asgjë. Risi këtë vit ne kemi dhe një ministër të pushtetit vendor, Maznikun i cili qëllon që ka qenë dhe nënkryetar i Bashkisë Tiranë për gjithë këto vite, nuk ka asgjë për të thënë ai kur ndodh një skandal kaq i madh pas atij të inceneratorëve.

E kemi për detyrë mbikëqyrjen e funksionit të bashkisë. Unë do doja që këshilli bashkiak të funksiononte në monitorim të kryetarit të bashkisë, por kur kjo bie normale që kalohet te revolta pastaj.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.