Politikë

"Drejtimi i duhur" me 27 miliardë lekë dëme në 1 vit e gjysëm qeverisje. Raporti i KLSH-së “njollos” luftën kundër korrupsionit

Postuar në 15 Korrik, 2015 04:08

Megjithëse qeveria po bën përpjekje të mëdha për të ashpërsuar luftën kundër korrupsionit, e keqja e ngjyerjes se gishtit me të mirat e pushtetit duket se ka rrënjë të thella në strukturat e qeverisjes dhe administratës publike, edhe kur qeveriset me slloganin "Drejtimi i Duhur". Në 1 vit e gjysëm qeverisje të koalicionit të majtë abuzimet me fondet publike llogariten në 27 miliardë lekë. Shifrat u bënë publike nga kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë. “KLSH ka një ecuri konstante me 160 auditime në vit.

Testi Kotzias, depresioni i Athinës përballë kurajos së Tiranës

Postuar në 14 Korrik, 2015 14:21

Mediat greke besojnë se vizita e ministrit të Jashtëm Nikolaos Kotzias në Tiranë nuk do të prodhojë një perspektivë më të mirë në marrëdhëniet mes dy vendeve, por do t'i shërbejë Greqisë për të nxjerrë disa konkluzione në funksion të rishikimit të strategjisë së saj ne Ballkan. Sipas tyre qeveria shqiptare do të mundohet të përfitojë nga "depresioni" i Greqisë për të kapitalizuar kërkesat e saj në çështje që nga Athina shihen si problematika që nxisin konfliktet në rajon dhe acarojnë klimën e tensionit mes dy vendeve.

Sulm nga presidenca ndaj “majtistëve të papërgjegjshëm” në Greqi, një ditë para vizitës së Kotzias. Këshilltari i Presidentit flet edhe për Katovicën dhe vijuesit e Sigurimit të Shtetit

Postuar në 14 Korrik, 2015 08:47

Këshilltari i Presidentit të Rublikës, Pirro Ahmetaj, që është edhe gjeneral brigade, na jep sot një mundësi që të kuptojmë sesi zhvillohet ajo që në Shqipëri njihet si politikë. Përmes një shkrimi në gazetën “Panorama”, gjenerali në fjalë realizon, pa mohuar kredencialet e përfaqësuesit të zyrës së Presidentit, një sulm politike e verbal ndaj qeverisë greke. Ndonëse në fund, sa për të larë duart, e mbyll shkrimin me një alibi, që ngjan si mezja e muhabetit: “Ne shkollën e Eisenhowerit, kam mësuar se e vërteta është 360 grade, dhe kështu askush s’mund të jetë pronar i të vërtetës.

Pse kryeministri Rama i kushtoi vetëm një fjali takimit me nënsekretaren Nulland?

Postuar në 14 Korrik, 2015 02:15

“Me Ndihmës Sekretaren e Shtetit Victoria Nuland për zgjedhjet e suksesshme, progresin e reformave dhe rajonin tonë”. Ky paragraf ka qenë i gjithë sqarimi i kryeministrisë lidhur me takimin që kreu i qeverisë Edi Rama pati me ndihmës sekretaren amerikanë për çështjet e Euro-Azisë, Viktoria Nulland. Edhe ky sqarim, i bërë përmes Facebook, nga kryeministri. Për arsye që ende nuk dihen kryeministri Rama u tregua mjaft i kursyer me përmbajtjen e këtij takimi duke u mjaftuar me një postim në facebook dhe një fotografi me nënsekretaren Nulland.

Përgjimi i shqiptarëve, nuk është vetëm blerja e një pajisjeje, por politikë qeveritare

Postuar në 13 Korrik, 2015 11:25

Tv Klan ka vijuar edhe sot trajtimin e negociatave të qeverisë shqiptare në blerjen e një pajisjeje përgjuese që mundëson gjurmimin e bisedëve në Skype, whatsapp apo edhe Facebook. Sipas prononcimeve zyrtare për këtë televizion, qeveria shqiptare mohon përfshirjen në negociata, por e-mailet e publikuara flasin për të kundërtën. “Qeveria shqiptare mohon që të ketë qenë pjesë e negociatave të bëra nga një drejtori e Shërbimit Informativ Shtetëror për blerjen e një programi për të përgjuar komunikimet me celular, përfshirë ato me WhatsApp, Viber, Facebook apo Skype.

Çmimi i naftës rritet më tej. Opozita fajëson qeverinë të cilës i kërkon heqjen e taksës së qarkullimit, ndonëse sillej po njësoj deri në vitin 2013

Postuar në 12 Korrik, 2015 11:16

Çmimi i naftës është kthyer në një shqetësim të vërtetë, jo vetëm pse ka arritur 190 lekë, por edhe sepse ai nuk pasqyron uljet që po ndodhin gjetkë. Me këtë rast shumëkush, përfshirë opozitën parlamentare akuzon qeverinë që ka vendosur taksën e qarkullimit. “Çmimi i naftës në Shqipëri po arrin shifrat rekord duke shkaktuar dhe më shumë kosto e varfëri tek qytetarët, ndërsa qeveria vazhdon të kundrojë nga larg këtë plagë ekonomike. Çmimi i naftës ka arritur deri në 190 lekë litri, më i shtrenjti në rajon e më gjerë, duke ndikuar në shtrëngimin edhe më tej të jetesës.

Shëndetësia, 285 milionë euro koncesione për 10 vitet e ardhshme. Përfshihen edhe shërbime bazike, pavarësisht investimeve që janë bërë

Postuar në 12 Korrik, 2015 09:18

Qeveria aktuale përdori gjatë fushatës së fundit elektorale sloganin: “Drejtimi i duhur”. Drejtimi i duhur, lihet të kuptohet se është ai i reformave, i ndryshimit dhe i transformimit të shërbimeve publike, apo vendit në tërësi. Këto reforma do të duhet të vinin në përputhje me një vizion të së majtës që sheh nga shtresat në nevojë dhe ka skrupulozitet për shpenzimin e parasë publike. Nëse është kështu, pse atëherë qeveria do të rendë drejt koncesioneve dhe partneritetit publik-privat, përvoja jo të këqija në vetvete, por që dalin si propozime të imporvizuara dhe “jashtë axhende”?

Vuvuzelat e nacionalizmit folklorik

Postuar në 11 Korrik, 2015 16:25

Qëkurse “Digitalb” mori në dorëzim kombëtaren shqiptare të futbollit, pra u bë sponsor zyrtar i saj, një sërë veprimesh nisën të bien në sy. Veprimet që krijojnë përshtypjen jo vetëm të një imponimi publicitar agresiv, por edhe të një axhende që pak ka të bëjë me një kombëtare futbolli. Në parantezë të gjithë duhet të kuptojnë se kombëtarja e çdo sporti, sa kohë rreshtohet në heshtje para himnit dhe simboleve kombëtare-shtetërore, përfaqëson jo vetëm tifozët dhe sponsorët, por të gjithë shqiptarët e Shqipërisë.

Ku shkojnë sponsorizimet e qeverisë? Prezantuesja e Summer Fest në Top Channel: Falenderojmë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për mbështetjen

Postuar në 11 Korrik, 2015 15:20

Gjatë programit "Summer Fest" në "Top Channel", i konceptuar si një guidë e koncertore në disa qytete të Shqipërisë prezantueset nuk harruan të përcjellin një falënderim të veçantë për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, si një prej mbështetësve të këtij aktiviteti. Falënderimi për Ministrinë e Ahmetajt u përcoll publikisht gjatë koncertit të "Summer Fest" në Tiranë që u transmetua mbrëmjen e së shtunës në "Top Channel".

Ministri i Jashtëm: “Nuk ka ftohje të marrëdhënieve me ShBA. Bashkëpunimi me ShBA dhe Gjermaninë, komplementar. Kerry pritet në Tiranë në fund të vitit”

Postuar në 09 Korrik, 2015 16:30

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka mohuar që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe ShBA të jenë ftohur. Gjatë një diskutimi në emisionin “Top-Story” Bushati ka deklaruar se një gjë e tillë nuk mund të mendohet. “Nuk kemi zhvendosje as në politikën e jashtme, as në terminologji. Niveli i marrëdhënieve me SHBA është më i larti i mundshëm. Kujtoj këtu vizitën time në SHBA, firmosjen e partneritetit strategjik mes SHBA dhe Shqipërisë. Fushat e bashkëpunimit dhe plani i veprimit të këtij partneriteti janë të ndërthurura në këto biseda që po zhvillojmë këtu.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë