"Drejtimi i duhur" me 27 miliardë lekë dëme në 1 vit e gjysëm qeverisje. Raporti i KLSH-së “njollos” luftën kundër korrupsionit

Postuar në 15 Korrik, 2015 04:08

Megjithëse qeveria po bën përpjekje të mëdha për të ashpërsuar luftën kundër korrupsionit, e keqja e ngjyerjes se gishtit me të mirat e pushtetit duket se ka rrënjë të thella në strukturat e qeverisjes dhe administratës publike, edhe kur qeveriset me slloganin "Drejtimi i Duhur". Në 1 vit e gjysëm qeverisje të koalicionit të majtë abuzimet me fondet publike llogariten në 27 miliardë lekë. Shifrat u bënë publike nga kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë. “KLSH ka një ecuri konstante me 160 auditime në vit. Në 2014 dhe 6-mujorin e parë të vitit 2015 nga 160 auditime u zbuluan 27 miliardë dëme, ndërsa shkeljet e disiplinës kapin shifrën e 20 miliardë lekëve”- u shpreh Leskaj. Kreu i KLSH-së tha se  problem mbetet pandëshkueshmëria dhe sugjeroi të  hartohet një ligji i kulturës materiale dhe të forcohet auditi I brendshëm në institucione.

l.m

Comments

Submitted by miri (not verified) on

<p>k.l.sh........duhet te na tregoje ze per ze demet e shkaktuara, dhe pergjegjesit e tyre. ndryshe nuk eshte e besushme</p>

Submitted by szaimi (not verified) on

KLSH per cdo gje qe shprehet e bazon ne auditim konkret. Materialet dhe raportet vjetore i gjeni ne faqen zyrtare: klsh.org.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.