Çmimi i naftës rritet më tej. Opozita fajëson qeverinë të cilës i kërkon heqjen e taksës së qarkullimit, ndonëse sillej po njësoj deri në vitin 2013

Postuar në 12 Korrik, 2015 11:16

Çmimi i naftës është kthyer në një shqetësim të vërtetë, jo vetëm pse ka arritur 190 lekë, por edhe sepse ai nuk pasqyron uljet që po ndodhin gjetkë. Me këtë rast shumëkush, përfshirë opozitën parlamentare akuzon qeverinë që ka vendosur taksën e qarkullimit. “Çmimi i naftës në Shqipëri po arrin shifrat rekord duke shkaktuar dhe më shumë kosto e varfëri tek qytetarët, ndërsa qeveria vazhdon të kundrojë nga larg këtë plagë ekonomike. Çmimi i naftës ka arritur deri në 190 lekë litri, më i shtrenjti në rajon e më gjerë, duke ndikuar në shtrëngimin edhe më tej të jetesës. Ndërkohë, Edi Rama vazhdon me kokëfortësi të mbajë taksat e rritura mbi qarkullimin duke refuzuar të ulë kështu çmimin e naftës. Partia Demokratike i bën sërish thirrje qeverise të heqë taksën e qarkullimit dhe të ulë kështu çmimin e naftës e të lehtësojë jetën e shqiptarëve”, tha dje deputeti Gerti Bogdani. E vërteta është se tema e çmimit të lartë të naftës në Shqipëri ka disa vite që trajtohet. Dhe sipas rastit, në përgjithësi akuza ka shkuar përherë në adresë të qeverisë së radhës. P.sh ja si raportohej gjendja në vitin 2012 nga “Top-Channel”: “Krahasuar me marsin e vitit të kaluar çmimi i benzinës në tregun vendas është rritur nga 170 lekë në 198 lekë për litër. Mesatarisht rritja është rreth 16.5 për qind, çka e vendos Shqipërinë në majën e listës së vendeve me rritjen më të fortë të çmimit të karburanteve. Dhe më shumë se gjysma e kësaj rritje ka ardhur nga qeveria, e cila në qershor të 2011 vendosi mbi karburantet një taksë të re fillimisht 5 lekë për litër, por që në janar u rrit sërish në 7 lekë për litër, duke u transferuar e gjitha si rritje çmimi për qytetarët. Që nga viti 2005, çmimi i karburanteve në tregun vendas është rritur me mbi 2 herë nga 85 deri në 90 lekë për litër që ishte në 185 që ka arritur aktualisht. Përgjatë kësaj kohe qeveria shqiptare ka ndjekur gjithmonë një politikë liberale dhe jo vetëm që nuk ka ndërhyrë asnjëherë për të frenuar rritjen e çmimit, por përkundrazi ka rënduar barrën fiskale”(http://www.gazetatema.net/web/2012/04/07/faji-per-rritjen-e-...). Pra atë që sot opozita i faturon qeverisë, me të drejtë, e aplikonte dje kur ishte në qeveri njësoj.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.