Ministri i Jashtëm: “Nuk ka ftohje të marrëdhënieve me ShBA. Bashkëpunimi me ShBA dhe Gjermaninë, komplementar. Kerry pritet në Tiranë në fund të vitit”

Postuar në 09 Korrik, 2015 16:30

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka mohuar që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe ShBA të jenë ftohur. Gjatë një diskutimi në emisionin “Top-Story” Bushati ka deklaruar se një gjë e tillë nuk mund të mendohet. “Nuk kemi zhvendosje as në politikën e jashtme, as në terminologji. Niveli i marrëdhënieve me SHBA është më i larti i mundshëm. Kujtoj këtu vizitën time në SHBA, firmosjen e partneritetit strategjik mes SHBA dhe Shqipërisë. Fushat e bashkëpunimit dhe plani i veprimit të këtij partneriteti janë të ndërthurura në këto biseda që po zhvillojmë këtu. Shqipëria është një ndër vendet që ka kontribuar krah për krah me SHBA sa i përket sigurisë dhe bashkëpunimi brenda NATO-s ka qenë i shkëlqyer. Javën e ardhshme do të kemi vizitën e Viktoria Nuland në Tiranë, si pjesë e turit të saj rajonal, para pak javësh kishim Hoyt Yee dhe dialogu mes SHBA dhe Shqipërisë mbetet intensiv. Shpresojmë që deri në fund të vitit të kemi vizitën e Kerry në Tiranë, si pjesë e vizitës së tij në rajon. E shohim bashkëpunimin tonë me SHBA dhe Gjermaninë komplementar. Do të ishte aventurë për këdo që mund të mendojë se ne mund të bëjmë lojra të mëdha mes dy superfuqive të mëdha botërore”, u përgjigj Bushati. Ai ka dhënë edhe një përgjigje mbi apelin publik të ambasadës amerikane në Tiranë për dekriminalizimin e politikës. Apel që kryesisht adresohet tek mazhoranca. “Ka një komision parlamentar që i është zgjatur mandati, ka një nismë të mazhorancës për të ecur përpara në këtë drejtim. Është një çështje që ngërdhen etikën, vullnetin, çështjen kushtetuese, ligjore, të drejtat themelore të njeriut dhe besoj se ka një dakortësi qëndrimesh edhe me ambasadën amerikane këtu në Shqipëri për të ecur përpara në këtë drejtim dhe për të pasur një jetë politike më të shëndetshme sa i përket legjislaturës tjetër dhe zyrtarëve të lartë të institucioneve publike”, tha ai.
s.z

Comments

Submitted by vali (not verified) on

<p>ky ose eshte debil ose na kujton neve debila. Nje nga te dyja. Se ftohja eshte atje ku smban me-&nbsp;</p>

Submitted by Ndihmoet Rama (not verified) on

Bushatin nuk e di si shefin e tij, pa shkollim serioz, te domosdoshem per Shtetar,por do duhej te zgjidhte tjeter fjale per te shpjeguar rolin e sardeles mes politikave te aleateve te shqiptareve.
Komplementar do te thote qe shumatorja eshte e njejte, por Dy Aleatet kane nderruar raport, peshe, kontribut.
Transparenca do ishte me mire, se sa fshehja per te treguar ftyren e vertete, Bushat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.