Politikë

Dade dhe Leskaj kundër Qeverisë për HEC-et në Bënçë e Langaricë: Masakër mjedisore, kanioni i Vjosës ka marrë fund

Postuar në 23 Korrik, 2015 00:12

Dy deputetet e majta Arta Dade dhe Valentina Leskaj kanë dalë kundër qeverisë për vijimin e punimeve në koncensionet mbi lumin Vjosë. Ato kanë denoncuar masakrën mjedisore që po kryhet në atë zonë. Deputetet kanë kërkuar nga zv/ministri Ilir Bejtja

Kush i trajton shqiptarët “si qenie të dorës së dytë”?

Postuar në 22 Korrik, 2015 19:37

Në muajin prill, në Marinëz të Fierit ndodhi një shpërthim në një nga zonat e shfrytëzimit dhe shpimit për naftë nga kompania “Bankers Petroleum”.

Casual politikë me frymëzim të majtë dhe orientim nga qendra

Postuar në 22 Korrik, 2015 14:22

 “Fiton kur je në qendër, kur je tërheqës për një masë përfaqësuese  të publikut, fiton kur mbështet biznesin por edhe sindikatat; nuk fiton nëse mbështetesh në një platformë tradicionale të majtë. Të artikulosh idenë e modernizimit të Partisë Laburiste nuk është tradhti ndaj parimeve tona; në fakt është e vetmja mënyrë për të zbatuar parimet në botën moderne”. Kështu u është drejtuar Tony Blair anëtarëve të partisë së tij që në Maj të këtij viti pësuan disfatën më të madhe përballë konservatorëve që prej vitit 1987. 

Dy shirita inaugurimi, dy fluska sapuni për drejtuesit e mazhorancës

Postuar në 22 Korrik, 2015 10:32

Historia që po del në dritë me tragetin e linjës Durrës-Bari, që quhet “Rapsodi”, të lë shijen e hidhur se shqiptarët, janë të destinuar të shohin vendin e tyre si vend skrapi, apo mbetjesh të botës. Mediat raportojnë se trageti i përuruar pak ditë më parë nga vetë kryeministri, është një anije me probleme teknike dhe që dikur është menduar edhe të copërohej për skrap. Ja se çfarë shkruan “Ora-News”: “Dikur ai quhej “Napoleon Bonoparte” dhe është përplasur tre vite më parë në Marsejë.

AMC zyrtarisht “T”. Deutsche Telekom hyn në Shqipëri. Vlerësimi: AMC, me të ardhura 86,2 milionë euro, ndërkohë që vlera e rinovimit të licencës mbetet e panjohur

Postuar në 22 Korrik, 2015 06:56

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në prezantimin e "Deutsche Telekom" në Shqipëri. Ai e ka quajtur prezencën e një kompanie si "DT", avancim përpara në fushën e komunikimit. Në faqen e vet në internet, "DT", që do të ketë logon “T”, jep disa të dhëna për "AMC", kompaninë që merr në zotërim.

Debat për mosrealizimin e të ardhurave, Bode Tatimet dhe Doganat për evazion fiskal. Zv.ministrja e Financave: "Të ardhurat kanë rënë sepse është rritur prodhimi"

Postuar në 21 Korrik, 2015 22:42

Mosrealizimi i mbledhjes së të ardhurave për 6-mujorin e parë të këtij viti, ka shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë. Ridvan Bode, akuzoi strukturat e Drejtorisë së Tatimeve dhe Doganave për evazion fiskal. Sipas ish­ministrit të Financave dhe deputetit Ridvan Bode, perspektiva e këtij viti për nivelin e të ardhurave është e zymtë. Bode iu referua shifrave nga tatimet e doganat, duke ngritur pikëpyetje gjithashtu edhe për ndryshimet buxhetore që ka planifikuar të ndërmarrë qeveria, duke hasur në kundërshtimin e kreut të komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe.

Prona, edhe njëherë përfitojnë realisht zaptuesit. Apo filozofia e zaptimit

Postuar në 21 Korrik, 2015 12:27

Është folur së fundmi shumë për reformën e pronësisë, sesi qeveria ka ndërmend ta mbyllë këtë problem të madh për një periudhë prej 10 vjetësh. Është hartuar edhe një projektligj, ndërkohë që kryeministri foli ndër të tjera edhe për paudhësitë e gjyqtarëve. Gjithsesi, për të trajtuar problemin në fjalë, kërkohet të përputhet ajo çfarë thotë Kushtetuta me ligjet respektive, që i faturojnë shoqërisë një kosto që moralisht e ka pranuar. Konkretisht Kushtetuta thotë në nenin 41 se: “E drejta e pronës private është e garantuar.

Nisma e Berlinit, zbardhet lista e projekteve që Shqipëria do të dorëzojë në Konferencën e Vjenës. Për financimin nuk ka ende asgjë konkrete

Postuar në 21 Korrik, 2015 10:12

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Intergrimit ministri i Jashtëm Ditmir Bushati bëri publike një hartë projektesh që do t’i prezantohen Konferencës së Vjenës në kuadër të procesit të Berlinit. Bëhet fjalë për projekte të infrastrukturës që kanë marrë miratimin e kryeministrave të rajonit dhe që janë me interes për ndërlidhjen e vendeve të Ballkanitr Perëndimor. Për Shqipërinë është rënë dakord të financohet Porti i Durrësit, aeroporti Nënë Tereza, hekurudha Durrës-Hani i Hotit dhe segmente rrugore  të aksit Veri Jug që do të jenë pjesë e Autostradës së Kaltër.

Edhe “peshku i madh i abuzimit” në ushtri, gjeneral Gjoka, shpallet i pafajshëm. Akuzohej për një dëm 6 mln lekë të reja, jo se vodhi, por se prishi një objekt të vjetër

Postuar në 21 Korrik, 2015 05:06

Me të marrë detyrën në krye të ministrisë së Mbrojtjes, shkelja më flagrante që gjeti ministrja Kodheli ishte dëmi i komandantit të bazës ajrore të Kuçovës, general Syrja Gjoka, që u

Ngjela thotë se Rama ka frikë të rimandatohet në parti: Kjo do të thotë se nuk e rimerr postin e kryetarit

Postuar në 21 Korrik, 2015 01:24

Kryetari i PS-së ka frikë për tu rimandatuar” Këtë faturë i jep Spartak Ngjela, aleati i Edi Ramës, i cili shprehet se mungesa e zhvillimit të zgjedhjeve në Partinë Socialiste për postin e kryetarit lidhet me frikën që kreu i kësaj partie ka për rizgjedhjen e tij. Ngjela I ftuar në studion e “News 24”, në lidhje me debatin e zhvilluar në Asamblenë Kombëtare mes kryetarit Edi Rama dhe deputetit Ben Blushi, Ngjela tha se kryeministri po tregohet i trembur. “Vazhdoj të mbaj të njëjtin qëndrim në lidhje me mungesën e zgjedhjes së kryetarit të PS, se zoti Rama ka frikë të bëjë zgjedhje.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë