AMC zyrtarisht “T”. Deutsche Telekom hyn në Shqipëri. Vlerësimi: AMC, me të ardhura 86,2 milionë euro, ndërkohë që vlera e rinovimit të licencës mbetet e panjohur

Postuar në 22 Korrik, 2015 06:56

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në prezantimin e "Deutsche Telekom" në Shqipëri. Ai e ka quajtur prezencën e një kompanie si "DT", avancim përpara në fushën e komunikimit. Në faqen e vet në internet, "DT", që do të ketë logon “T”, jep disa të dhëna për "AMC", kompaninë që merr në zotërim. Sipas kësaj faqeje, "AMC" rezultonte me të ardhura vjetore prej 86,2 milionë eurosh, me zotërim të 41% të tregut, 2,06 milionë abonentë dhe mbulim të territorit në masën 91%(https://www.telekom.com/company/worldwide/60690). Një e dhënë tjetër është se "DT" ka ardhur në posedimin e "AMC" që në vitin 2009, kur bleu "OTE" në Greqi, e cila ishte kompania kryesore e "AMC". Nisur nga këto të dhëna me interes publik është sesa është çmimi i “blerjes” së "AMC". Fjala nuk është për blerje direkte, pasi "DT" kontrollonte kompanisë kryesore të "AMC". Por për licencën e rinovuar së fundmi për kompaninë që operonte në Shqipëri. Para disa muajsh, kur edhe u bë rinovimi i licencës, qarkulluan lajme se "AMC" e rinovoi atë për 11 milionë euro. Të shihen se të ardhurat e vlerësuar janë 86,2 milionë euro. Kemi të bëjmë pra me falje. Më tej akoma, "DT" hyn në Shqipëri me synime për të marrë në kontroll tregun. Në maj u bë publik një lajm në gazetën greke “Kathimerini”, sipas të cilit "OTE" synon të blejë “Albtelekom”, por duke kundërshtuar “si shumë të lartë”, ofertën shqiptare që shkon në 200-230 milionë dollarë, shoqëruar me një kredi në 70 milionë dollarë(http://www.broadbandtvnews.com/2015/05/06/ote-targets-albani...).
k.f

Comments

Submitted by Anonima (not verified) on

<p>kj0 eshte thjesht nje loje e grekeve. &nbsp; gjermanet jane aksionere te barabarte &nbsp;me shtetin grek tek shoqeria meme OTE drejtorin e pergjithshem te se ciles e cakton shteti grek. &nbsp; po ashtu edhe drejtori dhe administrata e amc-se eshte greke. &nbsp;&nbsp;</p><p>po ta kontrollonin gjermanet OTE-COSMOTE-ne do edhe &nbsp;ne greqi siglen e gjermanit!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.