Dade dhe Leskaj kundër Qeverisë për HEC-et në Bënçë e Langaricë: Masakër mjedisore, kanioni i Vjosës ka marrë fund

Postuar në 23 Korrik, 2015 00:12

Dy deputetet e majta Arta Dade dhe Valentina Leskaj kanë dalë kundër qeverisë për vijimin e punimeve në koncensionet mbi lumin Vjosë. Ato kanë denoncuar masakrën mjedisore që po kryhet në atë zonë. Deputetet kanë kërkuar nga zv/ministri Ilir Bejtja

shpjegime për pasojat mjedisore të HEC-eve të Bënçës dhe Langaricës të cilat janë trashëguar nga qeveria e mëparshme por janë vazhduar nga qeveria Rama. Sipas Dades dhe Leskajt, qeveria në vend që të kundërshtonte HEC-­et e dhëna, është bërë palë me pronarët e tyre dhe kanë lejuar vijimin e punimeve, pavarësisht pasojave mjedisore që ka pasur. “Kjo është një çudi e madhe se kanioni i Vjosës ka marrë fund njëherë. Lejet që ka dhënë një qeveri e mëparshme ne nuk kemi pse të mos i rishikojmë pasi aty ka batërdi mjedisore”, u shpreh Dade. Ndërkohë që deputetja Leskaj ngriti shqetësimin e dëmtimit të ujërave termale në Langaricë. “Në rastin e Langaricës janë dëmtuar ujërat termale, mos e ngatërroni me rastin e Bënçës, pasi aty nuk ka ujëra termale, aty janë kanione që vizitohen nga turistë dhe janë kanione të njohura në Europë”, theksoi Leskaj.

Nga ana e tij, zëvendësministri i Energjetikës, Ilir Bejtja, sqaroi se kërkesa e deputetëve për të prishur HEC-­et në fjalë do të përballte qeverinë me arbitrazhin ndërkombëtar. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.