Ngjela thotë se Rama ka frikë të rimandatohet në parti: Kjo do të thotë se nuk e rimerr postin e kryetarit

Postuar në 21 Korrik, 2015 01:24

Kryetari i PS-së ka frikë për tu rimandatuar” Këtë faturë i jep Spartak Ngjela, aleati i Edi Ramës, i cili shprehet se mungesa e zhvillimit të zgjedhjeve në Partinë Socialiste për postin e kryetarit lidhet me frikën që kreu i kësaj partie ka për rizgjedhjen e tij. Ngjela I ftuar në studion e “News 24”, në lidhje me debatin e zhvilluar në Asamblenë Kombëtare mes kryetarit Edi Rama dhe deputetit Ben Blushi, Ngjela tha se kryeministri po tregohet i trembur. “Vazhdoj të mbaj të njëjtin qëndrim në lidhje me mungesën e zgjedhjes së kryetarit të PS, se zoti Rama ka frikë të bëjë zgjedhje. Në politikë ka një aksiomë: Kryeministri nuk duhet të tregohet asnjëherë i trembur në asnjë aspekt”, tha Ngjela. Duke vijuar analizën e tij rreth mungesës së votimit për postin e kryetarit të PS-­së, Ngjela shprehet se Rama po tregon se ka mungesë të ndjenjës demokratike. “Pse nuk bën votim? Ç’do të thotë fitova këto vota?! Votat në zgjedhje i ka fituar partia, në sensin unik, nuk i fiton një njeri. Një njeri, qoftë ky kryetari i partisë, duhet të respektojë procedurat. Procedurat janë metodë, e cila të kontrollon, kontrollon propensitetin tënd natyror për demokraci. Në këto raste, Rama tregon se nuk ka propensitetin natyror për demokraci. Ka marrë fund. Ai duhet të kujdeset shumë sepse trembja nga demokracia është regres profesional dhe regres shpirtëror në funksion të administrimit shtetëror. Të mbetet mendja atje”, tha Ngjela. Moszhvillimi i zgjedhjes për kryetarin e PS­-së, sipas Ngjelës ka të bëjë me frikën për humbjen e mbështetjes në parti. “Nga debati i zhvilluar në Asamblenë Kombëtare Socialiste konstatova se ende ai vazhdon me frikë. Derisa ka frikë për të bërë zgjedhje, zoti Rama do të thotë se nuk e rimerr postin e kryetarit. Por nuk e ka të lehtë. Pse nuk e ka të lehtë? Sepse ata kanë parë te Rama shenja autoritarizmi dhe ka humbur kredite”, shprehet Ngjela. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.