Politikë

Dekriminalizimi, kryeministri pëshpërit disa fjali

Postuar në 30 Korrik, 2015 08:43

Kryeministri shqiptar ka komentuar sot në konferencën për shtyp edhe çështjen e kriminalizimit të politikës dhe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Si në çdo rast, kur punët nuk janë mirë, Edi Rama është përtypur me “argumente” që thjesht janë statistikë fjalësh në një konferencë për shtyp. “Persona të cilët janë dënuar dhe kanë kryer dënimin, në kushtet e Kushtetutës e ligjit në Shqipëri e në të gjitha vendet e Europës, janë persona të cilët kanë të drejtë të zgjedhin dhe zgjidhen. Gjykime larg apo afër por që nuk janë në dëshmi penale, adresohen me ligj.

Ambasadori gjerman, “në një mendje” me Kosta Barjaban për emigracionin: “Tradita...Shqiptarët janë ikës të mëdhenj”. "Harron" situatën ekonomike

Postuar në 29 Korrik, 2015 11:10

Tashmë disa nga amabasadorët e akredituar në Tiranë, mund t’i marrësh seriozisht po aq sa politikanët shqiptarë. Teksa kanë shurdhuar publikun shqiptar me kërkesat e vazhdueshme për demokraci, të drejta të njeriut, për reforma strukturore, reforma etj., kur vjen puna tek interesat reale që përfaqësojnë, shohim një tjetër pamje. Para disa ditësh pamë ambasadorin britanik që mbrojti firmën britanike “Croën Agents”, se opozita na paskësh akzuar pa fakte kompaninë që të paktën dështimin me sukses, e pranoi vetë.

Elektorat apo audiencë?

Postuar në 29 Korrik, 2015 10:37

Kandidimi i Donald Trump për garën presidenciale në SHBA, ka krijuar debate dhe pështjellime të mëdha. Përveç karrierës së njohur të manjatit amerikan, suksesit të tij në biznes dhe në media, janë disa deklarata dhe sjellja e tij ajo që po krijon “paradoksin” e kuotimit të tij përpara kandidatëve të tjerë republikanë. Të paktën deri më tani. Shumëkush pyet: pse vallë Trump po udhëheq në sondazhe, ndonëse ka bërë deklarata si “emigrantët që vijnë nga Meksika janë përdhunues dhe trafikantë”, apo edhe se “McCain nuk është hero i luftës sespe u kap”?

Gazetari i “New York Times: Raporti i policisë amerikane për vdekjen e Kosta Trebickës ishte një tallje, ka shumë mundësi të jetë vrarë

Postuar në 29 Korrik, 2015 05:41

Guy Lawson, gazetari investigativ i “New York Times” flet për gazetën “Panorama”, duke u dhënë përgjigjie disa pikëpyetjeve që gjenden në librin e tij ’Armët dhe Çunat’.
Njëra prej tyre është edhe vdekja e Kosta Trebickës, e cila edhe sot mbetet ende një mister. Ishte aksident apo jo…apo kush ishte i interesuar për heshtjen e tij?
Sipas Gazetarit, Trebicka ka shumë mundësi të jetë vrarë.

Në 25 vjet ndryshimi është nga "piso" apo "indietro" te "zuruck". Shëtitjet e Hoffman në dogana mbaruan. BBC: Opsion, rikthimi i regjimit të vizave me Shqipërinë

Postuar në 29 Korrik, 2015 04:21

Nga 25 vite më parë ka ndryshuar vetëm fjala. Shqiptarëve nuk u thuhet më "piso" apo "indietro" por "zuruck", që do të thotë mbrapa kthehu ne gjermanisht. Riatdhesimi i 70 azikërkuesve shqiptarë mesditën e së mërkurës shënon rikthimin e Shqipërisë në vitet '90 kur shqiptarët deportoheshin si të padëshiruar nga vendet e Bashkimit Europian. Pas paralajmërimeve shëtitëse të ambasadorit Hofman që nuk la pikë doganore pa vizituar, Gjermania ndez motorrët e avionëve që do të kthejnë në Shqipëri emigrantët e paligjshëm.

Ku ndryshon deklarata e zv/ministres Gjebrea nga njoftimi për shtyp dhe pse u shtua paragrafi për Ndokën? Edhe kjo qeveri e talentuar për t'i lexuar kritikat si vlerësime

Postuar në 28 Korrik, 2015 10:54

Ka një ndryshim mes deklaratës në konferencën për shtyp të zv/ministres së Brendshme  Elona Gjebra mbi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikun e qënjeve njerëzore dhe njoftimit të shpërndarë për  mediat pas konferencës.

Përplasjet në PS, deputetët i heqin kompetenca “të rrezikshme” turistike ministrit Ahmetaj, si ndryshoi ligji i ri

Postuar në 28 Korrik, 2015 03:28

Që më herët u duk si një operacion që përmblidhte shumë kompetenca në dorë në një njeriu. Sektori i turizmit iu hoq ministrisë së Eglantina Gjermenit dhe iu dha asaj të Arben Ahmetajt, përpara se të miratohej ligji i ri për turizmin. Siç rezultoi nga votim dhe debatet e djeshme në kuvend, super-ministri synonte që të gjithë lejet dhe klasifikimet e strukturave turistike të kalonin nga dora e tij.

Manjani i kundërvihet hapur Ramës: Projekti për “hyrjen e liqenit” duhet anuluar. Streha e kryeministrisë, e tmerrshme

Postuar në 28 Korrik, 2015 03:01

Në një intervistë për GSH, duke pohuar se nuk po mban ndonjë qëndrim politik por po shpreh qëndrimet e veta për mjedisin dhe qytetin e Tiranës, zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Ylli Manjani, nuk i ka kursyer kritikat për kryeministrin Edi Rama. Shqetësimi i tij kryesor ishte që të mos lejohet asnjë ndërtim në kuadër të projektit “Hyrja e Liqenit”. “Nuk duhet lejuar prekja e asnjë fijeje bari në parkun e Liqenit. Është i vetmi që ka Tirana dhe duhet ruajtur me shumë kujdes dhe jo të lejohet ndërtimi aty.

“Arratisen” shqiptarët, kërkojnë azil në BE. Hyrje-daljet në janar-korrik: Kthehen 78 mijë persona më pak në 2015-n

Postuar në 28 Korrik, 2015 02:11

Numri i lartë i personave që nuk janë kthyer në atdhe për 2015-s në raport me 2014-n është një tregues indirekt i dukurisë së kërkimit të azilit, kryesisht në shtetet e BE-së. “Monitor” shkruan se janë rreth 2.2 milionë shtetas shqiptarë që kanë dalë jashtë vendit për periudhën janar-21 korrik 2015, sipas të dhënave të marra nga Ministria e Brendshme/Drejtoria e Kufirit. Numri i personave që kanë dalë nga vendi në periudhën në fjalë është rreth 7.6% më i lartë se janar-21 korrik i një viti më parë, apo rreth 156 mijë persona më shumë.

Thirrje e hapur: Albanologjia në rrezik!

Postuar në 27 Korrik, 2015 14:32

Ardian Marashi, Rektor i Qendrës ndëruniversitare të Studimeve Albanologjike, ka shpërndarë sot një letër të hapur, (lexuar në takimin e organizuar nga Presidenti në kuadër të diskutimeve pë ligjin e ri për arsimin e lartë) ku apelon për situatën ku ndodhen institucionet e kërkimit shkencor dhenato të albanologjisë. Më poshtë letra e plotë:

Pages

Subscribe to RSS - Politikë