Ambasadori gjerman, “në një mendje” me Kosta Barjaban për emigracionin: “Tradita...Shqiptarët janë ikës të mëdhenj”. "Harron" situatën ekonomike

Postuar në 29 Korrik, 2015 11:10

Tashmë disa nga amabasadorët e akredituar në Tiranë, mund t’i marrësh seriozisht po aq sa politikanët shqiptarë. Teksa kanë shurdhuar publikun shqiptar me kërkesat e vazhdueshme për demokraci, të drejta të njeriut, për reforma strukturore, reforma etj., kur vjen puna tek interesat reale që përfaqësojnë, shohim një tjetër pamje. Para disa ditësh pamë ambasadorin britanik që mbrojti firmën britanike “Croën Agents”, se opozita na paskësh akzuar pa fakte kompaninë që të paktën dështimin me sukses, e pranoi vetë. Sot shfaqet edhe ambasadori gjerman, Helmut Hoffmann, i cili në një intervistë për “Vizion Plus” flet për situatën e azilkërkimit dhe opsionin e kthimit të vizave. Deri këtu asgjë e keqe: fundja shqiptarët janë mësuar me viza dhe gomone. Nuk ja marrin për keq Helmutit. Bëhet fjalë për një ndryshim politike, është mirë që shqiptaëve t’u thuhen shkaqet e vërteta, meqenëse problemi është i përbashkët. Mirëpo kur pyetet për shkaqet e këtij emigrimi, ambasadori me profesion historian, jep një përgjigje “diplomatike” me argumente “historike”, njësoj si teza e Kosta Barjabas, përshkruar në librin: “Shqiptarët, këta ikës të mëdhenj”. “Me siguri që këtu kemi të bëjmë me shumë arsye, të cilat luajnë rol. Në rastin e Shqipërisë hamendësoj se ndoshta një nga arsyet ka të bëjë me traditën e emigrimit, sipas së cilës njerëzit shkojnë jashtë vendit dhe kërkojnë atje një vend pune. Një rol këtu luan edhe fakti që Gjermania për momentin në aspektin ekonomik paraqitet shumë mirë dhe rrezaton një atraksion të madh ekonomik. Këtu mund të shtojmë edhe faktin se ne i trajtojmë azilkërkuesit krahasimisht në mënyrë atraktive: u sigurojmë atyre vende banimi, u sigurojmë ushqimin, u japim para xhepi dhe të gjitha këto janë përfolur dhe shpërndarë si informacion. Si një nga arsyet do të përmendja edhe faktin se situata në vendet e Ballkanit Perëndimor për momentin nuk është e thjeshtë, dhe këtë ne tashmë e dimë. Por, më e rëndësishmja është që të gjithë të përpiqen të ndikojnë në rizgjimin e shpresës tek qytetarët, se në këto vende të Ballkanit Perëndimor po ecet përpara”, thotë Hoffmann(http://www.gazetatema.net/web/2015/07/29/intervistahelmut-ho...). Pra asgjëkundi ambasadori nuk thotë se është Situata Ekonomike ajo që po detyron shqiptarët të ikin. Përderisa një pyetje më lart flet për “emigrantë ekonomikë” atëherë kemi të bëjmë me njerëz që ikin nga katrahura me emrin Shqipëri. Ndoshta kjo nuk thuhet se do t’i vinte thartë qeverisë, me të cilën janë vendosur marrëdhënie të mira. Dhe miqve nuk u prishet qejfi. Por ama miqve u krijohet edhe një mundësi, apo u thuhet e vërteta. Kuptohet nëse në Tiranë ka miq, e jo, me nder...miq.
s.z

Comments

Submitted by Polic Tahipi (not verified) on

<p>Im ate thote:&quot;Te gjitha vendet e botes ne Shqiperi sjellin si ambasadore ata me budallenjte.&quot;</p><p>P.S. Kosta Bajraba mos eshte ai personi qe koleget e mi amerikane ndaluan si vjedhes ne nje qender tregtare ne Amerike?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.