Mediat: Negociata pas shtatorit mes Shqipërisë e Greqisë

Postuar në 25 Maj, 2024 15:35

Vizitat e fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Athinë dhe Himarë kanë ngrirë marrëdhëniet mes Shqipërisë e Greqisë.

Për MCN, gazetari i Kathimerini, Vasilis Nedos, tha se atmosfera mes dy shteteve nuk është e mirë, edhe pse ka kanale diplomatike, por negociata për të riparuar marrëdhëniet mund të fillojnë vetëm pas shtatorit. Sipas tij, qeveria greke e ka humbur besimin tek Edi Rama pas veprimeve të fundit të tij.

Mendoj se kërkesat nga Greqia dhe injorimet nga Rama kanë sjellë këtë atmosferë të keqe. Do të shohim si do të shkojë çështja e Fredi Belerit në Apel apo nëse do të zgjidhet në Parlamentin Europian. Mund të them që qeveria greke dhe kryeministri Mitsotakis kanë humbur totalisht besimin te Edi Rama. Edhe pse nuk mungojnë kanalet diplomatike mes dy shteteve, marrëdhëniet nuk janë të ngrira, por thellësisht të ngrira. Megjithatë ka një shans që duhet ta presim, pas shtatorit Greqia dhe Shqipëria kanë një shans për t’i çuar marrëdhëniet në një tjetër nivel.

Nedos thotë se Rama erdhi në Athinë dhe u takua me emigrantët shqiptarë, vetëm për ti çuar një mesazh Mitsotakisit dhe qeverisë për përfshirjen e Fredi Belerit në listat e kandidatëve për eurodeputet, por në Athinë nuk pati as habi, as entuziazëm e as pritshmëri nga fjalimi i tij.

Megjithatë, thembra e Akilit mbetet Fredi Beleri. Sipas Nedos, sondazhet e nxjerrin kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, favorit për të dalë eurodeputet, çfarë do të ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve.

Askush nuk e di çfarë do të ndodhë. Sondazhet e nxjerrin Fredi Belerin një eurodeputet të mundshëm. Por duhet të presim qershorin. Skenari më i mundshëm është që Apeli të dënojë Fredi Belerin në Shqipëri, duke ia bërë të pamundur betimin si kryebashkiak i Himarës. Beleri bëhet eurodeputet nga ana tjetër dhe kjo është zgjidhja. Por duhet të presim. Greqia nuk e ka thënë fjalën e fundit.

Prej 1 viti, marëdheniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë janë të tensionuara për shkak të arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Athina nuk tërhiqet nga kërkesa për lirimin dhe betimin e tij, duke kërcënuar me veto për negociatat, ndërsa Shqipëria nuk ka pranuar të plotësojë kërkesat e saj.

 

Comments

Submitted by Orest (not verified) on

Ore ky Vasilis Nedos eshte si Lorenc Vangjeli ketu. E keni vene re qe ben 2 shkrime ne dite?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.