Manjani i kundërvihet hapur Ramës: Projekti për “hyrjen e liqenit” duhet anuluar. Streha e kryeministrisë, e tmerrshme

Postuar në 28 Korrik, 2015 03:01

Në një intervistë për GSH, duke pohuar se nuk po mban ndonjë qëndrim politik por po shpreh qëndrimet e veta për mjedisin dhe qytetin e Tiranës, zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Ylli Manjani, nuk i ka kursyer kritikat për kryeministrin Edi Rama. Shqetësimi i tij kryesor ishte që të mos lejohet asnjë ndërtim në kuadër të projektit “Hyrja e Liqenit”. “Nuk duhet lejuar prekja e asnjë fijeje bari në parkun e Liqenit. Është i vetmi që ka Tirana dhe duhet ruajtur me shumë kujdes dhe jo të lejohet ndërtimi aty. U bë shumë mirë që u shty ai konkurs i beftë dhe pa asnjë informacion paraprak për qytetarët”, tha Manjani. Për të cilin, duhet hedhur dhe hapi tjetër, anulimi tërësor i kësaj ideje. Manjani pati kritika edhe për ndërhyrjet në fasadën e kryeministrisë, që para së gjithash është shkelje ligjore.

“Ajo streha e kauçukut, që është ndërtuar në fasadë, është e tmerrshme. Nuk është as estetike dhe as ligjore. Baza e sotme ligjore ndalon ndërhyrjen në objektet e mbrojtura. Kështu që kushdo që mund të ketë dhënë leje, ka gabuar rëndë. Ajo strehë sikur u bë për të pritur Lady Gaga-n, dhe jo Angela Merkelin”.

Comments

Submitted by Neutrali (not verified) on

BRAVO  Z.MANJANI,JENI I VETMI ZYRTAR QEVERIE QE MBANI QENDRIM KRITIK SHUME TE DREJTE NDAJ VEPRIMEVE ABSURDE TE KRYEMINISTRIT. NDERTIMET TEK LIQENI JANE KRIMINALE,SHTESA E STREHES TEK GODINA E KRYEMINISTRI- SE ESHTE DHUNIM PUBLIK I SJELLJES,NJE SHKELJE LIGJORE ALLA STATUTI I PS.

Submitted by Licovuni (not verified) on

Nuk e di se cfare do te tregoj Manjani me kete interviste, duke qene ne alenace me Ramen? Pak vend ka ai qe ta beje verejtjen atje ku duhet dhe te mos dali si Blushi 2? Keta veprojne keshtu duke menduar per kredon e vete, pa e kuptuar se keshtu kredon e humbasin dhe jo e fitojne.

Submitted by C'po bejme me b... (not verified) on

Po pse, ai vrare, qysh  e humbka kredine Manjani, duke thene dicka qe ai e mendon si te Vertete?!

Po duke heshtur, si pjese Turme, si guralec mozaiku pa ze e pa fjale, duke mbetur viktime e marrezive te te tjereve,

keshtu do mbetej me dinjitet ky Individ?! Keshtu thua ti?

Dhe ti Licho Vuni, ngrihesh dhe sulmon ata te Tjeret, ata Blute e PD-se qe nuk thone asnje fjale kunder Berishes apo Lulit!

Apo jane tjeter ata?!

Te ngrihen or vella, dhe te dallohen, te ndajne pergjegjesine, jo ta lene kolektive, dhe neser pasneser, Kur te Behet Shtet, dhe kur Te behen Gjykatat te Drejtesise, dhe kur t'i therrasin e t'i pyesin: Ku vajtjen Parate? Ku u shpnezuan Kredite, Kush i hengri Borxhet ku hyme, Manjani apo cdo kush te kete te drejte te thote: UNE FOLA...!

Une mezi pres qe dikush nga radhet e PD-se se djeshme ne pushtet, apo prej drejtorave apo ministarve te tanishem, te ngrihet e te hedh ne gjyq shefin e tij: Cfare po bejme me parate e marra borxh per Shqiperine?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.