Politikë

Departamenti Amerikan i Shtetit kritika policisë, kryeministri Rama flet për histori suksesi. Kë duhet të besojmë?

Postuar në 27 Korrik, 2015 13:35

Departamentit Amerikan i Shtetit kritikon hapur policinë e shtetit si pengesë në luftën kundër trafiqeve të qënieve njerëzore. Në raportin vjetor të DASH flitet për bashkëpunim të zyrtarëve në trafik, korrupsion në radhët e policisë dhe standard minimale të qeverisë në trajtimin e këtij fenomeni, duke sjellë si shembull praninë në parlament të një deputetit të dënuar për prostitucion“Bashkëpunimi i zyrtarëve në krimet e trafikut është një shqetësim serioz. Korrupsioni dhe lëvizjet e shpeshta brenda forcave të policisë pengojnë aksionet kundër trafiqeve.

Tri akuza për Françesko Beketin; Pastrim parash, vjedhje me anë të mashtrimit dhe evazion fiskal

Postuar në 27 Korrik, 2015 11:20

Tre janë akuzat e ngritura nga Prokuroria e Tiranës për Franncesko Beketin, pronarin e “Agon Channel”  i shpallur në kërkim për përfshirjen në një skemë mashtrimi dhe evazioni me taksat. E para është ajo e pastrimit të parave.

Italiani 49-vjeçar dyshohet se ka pastruar rreth 100 milionë euro në vendin tonë. Nga Italia, Luksemburgu dhe Austria dyshohet se kanë hyrë shumë të konsiderueshme parash përmes kompanive të Beketit, pa justifikuar burimin e tyre.

Prokuroria kërkon 3 vite e gjysmë burg për ish kreun e INUK, Zyhdi Dajti. Por a ka ndryshuar stili i punës së Inspektoratit sot?

Postuar në 27 Korrik, 2015 06:09

Një ndërtim i lejuar jo vetëm nga leja e ndërtimit, por edhe nga dy vendime të gjykatës administrative dhe apelit administrativ. Megjithatë, ish shefi i INUK Zyhdi Dajti deshi ta prishte me “një llaf goje”.  Prokuroria kërkoi sot 3.5 vite burg për ish-kreun e INUK  dhe mosushtrimin e funksioneve publike për 3 vite. Akuza është shpërdorim detyre, ndërsa vendimi për ish-kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar do të jepet nga Gjykata mv 15 shtator. Avokatët mbrojtës të Dajtit kërkuan kohë për realizimin e mbrojtjes.

Maliqët e Rilindjes/Rasti "Kalaja e Tiranës"

Postuar në 26 Korrik, 2015 19:25

Ish-kryeministri Sali Berisha, publikon sot në profilin e tij në “Facebook”, një dokument të firmosur nga dy nëpunës të Ministrisë së Kulturës, që konstatojnë ndërtimin pa leje në mjediset e Kalasë së Tiranës, që më 16 prill 2015.

Nishani përfundon me pushime në Shëngjin. Vilat qeveritare në Dhërmi e Vlorë janë të prenotuara gjithë verën nga Rama e Meta

Postuar në 26 Korrik, 2015 14:45

Tv Klan thotë se presidenti Nishani ka preferuar bregdetin Shëngjinit për të kaluar ca ditë pushim. Në një hotel të vogël familjar pranë zonës së njohur si “Rana e Hedhun”, shumë plazhistë vendas dhe të huaj këto ditë kanë parë të pushojë prane tyre, Presidentin e Republikes Bujar Nishani me bashkëshorten Odeta. 

Tepër sportiv dhe ndryshe  nga çishin mësuar ta shihnin në aktivitetet zyrtare,  presidenti Nishani nuk ka refuzuar edhe foto e takime me shumë pushues. 

Bojkotimi i Canit, gazetarët: “Ministria është shndërruar një institucion që të kujton të shkuarën famëkeqe...Përdoret gjuhë urrejtjeje edhe në njoftimet për shtyp”

Postuar në 26 Korrik, 2015 10:30

Para disa javësh u bë publik një komunikim mes Irena Beqirajt, komanduar drejtoreshë e Doganave me median, ku ndë rtë tjera, zyrtarja deklaronte se “situata ekonomike nuk është aq e zymtë sa e paraqesin mediat”. Kjo edhe pse në Dogana, situata është ku thërret qameti, pasi bashkë me Tatimet bëhen nja 150 mln euro të ardhura të munguara. Me sa duket rrëpira ekonomike ku e kanë futur vendin ata që do ta rilindnin, ka dhënë si një nga simptomat e veta, edhe inatin e zyrtarëve me gazetarët. Kështu një ditë më parë, disa gazetarë të ekonomisë, bojkotuan një takim informal me ministrin.

Gazeta "Shekulli" denoncon udhëtimin e deputetes Ledi Shamku dhe familjes së saj në ishullin e Sazanit me anijen ushtarake “Oriku”

Postuar në 26 Korrik, 2015 03:55

Me një shkrim  të pasqyruar edhe në ballinën e saj gazeta  “Shekulli” denoncon udhëtimin e deputetes Ledi Shamku dhe familjes së daj drejt ishullit të Sazanit me anijen ushtarake “Oriku”, duke përcjellë edhe reagimet e publikut, pasi si deputetja Shamku ashtu dhe bashkëshorti i saj Artan Shkreli kishin ndarë emocione dhe foto në facebook nga ky udhëtim.

Bashkia kallëzon në Prokurori Alban Xhillarin për ndërtimin te kalaja e Tiranës

Postuar në 26 Korrik, 2015 03:40

Bashkia e Tiranës njoftoi se ka bërë padi penale ndaj administratorit të shoqërisë ‘IDA SH.P.K’ Alban Xhillari për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm parashikuar në nenin 199/a të kodit penal’, për objektin në lulishten e trashëgimtarëve t ë ish-familjes mbretërore.

Reportazh/ Turizmi mjeran në bregdetin shqiptar

Postuar në 26 Korrik, 2015 01:39

Nga Leonard Veizi

 

As sot që flitet me të madhe, por as për shumë vite të tjera, turizmi bregdetar shqiptar nuk do mund të renditet si elitar, por dhe për një turizëm të kënaqshëm do të dyshoja seriozisht. Ai ka gjasa të mbetet mjeran.

Nishani përgatit oponencën e Ligjit për Arsimin e Lartë. Thërret tryezë me pedagogë dhe akademikë para se t'i thotë "jo" draftit të Nikollës

Postuar në 25 Korrik, 2015 05:29

Të gjitha gjasat janë që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani të mos e dekretojë Ligjin për Arsimin e Lartë të miratuar në fillim të javës në parlament. Kjo pasi në shumë raste ai ka reflektuar qëndrimin e opozitës për projektligjet që janë shoqëruar me një debat të gjerë publik dhe me shumë gjasë edhe në këtë çështje do të mbajë anë për t'i dhënë edhe më shumë legjitimitet aksionit dhe kundërshtisë së familjes politike nga e cila rrjedh.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë