Tri akuza për Françesko Beketin; Pastrim parash, vjedhje me anë të mashtrimit dhe evazion fiskal

Postuar në 27 Korrik, 2015 11:20

Tre janë akuzat e ngritura nga Prokuroria e Tiranës për Franncesko Beketin, pronarin e “Agon Channel”  i shpallur në kërkim për përfshirjen në një skemë mashtrimi dhe evazioni me taksat. E para është ajo e pastrimit të parave.

Italiani 49-vjeçar dyshohet se ka pastruar rreth 100 milionë euro në vendin tonë. Nga Italia, Luksemburgu dhe Austria dyshohet se kanë hyrë shumë të konsiderueshme parash përmes kompanive të Beketit, pa justifikuar burimin e tyre.

Veç pastrimit të parave me skemën që kishte ngritur prej disa vitesh Beketi do të hetohet edhe për vjedhje në shpërdorim të detyrës dhe krijimit të skemave mashtruese me qëllim përfitimi.

Prokuroria ka gjetur prova se pronari i “Agon Channel”  ka vjedhur partnerët e tij në biznes.  Një nga skemat dyshohet se është ajo që ai ka perdorur me Doçje Bank për hidrocentralin e Kalivaçit.

Me Dojçe Bank Beketi kishte krijuar kompaninë “Hydro Srl”. Punimet kryheshin nga kompania “Energy” që ishte në pronësi të  nënës së Beketit. Hetimet zbuluan se firma e nënës së Beketit i kryente punimet me çmime reale të tregut, por ia shiste firmës “Hydro Srl” me çmime deri në mbi 20 herë më shumë.

Beketi akuzohet gjithashtu se ka shmangur detyrimet financiare ndaj shtetit shqiptar në vlerën e 7 milion dollarëve. Prokuroria është në pritje të përgjigjeve të letër porosive dërguar në Italia, Austri dhe Angli për burimin e parave të sjella nga Beketi në vendin tonë.

I vetmi shtet që ka sjellë përgjigje është Luksemburgu, vend nga i cili dyshohet se pronari i “Agon Channel” futi në Shqipëri 20 milionë euro për t’i pastruar.

l.m

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.