Edhe “peshku i madh i abuzimit” në ushtri, gjeneral Gjoka, shpallet i pafajshëm. Akuzohej për një dëm 6 mln lekë të reja, jo se vodhi, por se prishi një objekt të vjetër

Postuar në 21 Korrik, 2015 05:06

Me të marrë detyrën në krye të ministrisë së Mbrojtjes, shkelja më flagrante që gjeti ministrja Kodheli ishte dëmi i komandantit të bazës ajrore të Kuçovës, general Syrja Gjoka, që u

arrestua me bujë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjenerali akuzohej se kishte prishur disa objekte në Bazën Ushtarake të Kuçovës, në kundërshtim me ligjin. Procedura për prishjen e këtyre objekteve ka nisur në vitin 2011 dhe më pas shembja e tyre është realizuar në vitin 2012, kohë në të cilën zoti Gjoka mbante detyrën e Komandantit të Bazës Ushtarake. Sipas prokurorisë, dëmi i shkaktuar nga prishja e këtyre objekteve e kalon shumën e 6 milionë lekëve të reja. Sot Gjoka ka fituar betejën në gjykatë me Ministrinë e Mbrojtjes duke u shpallur i pafajshëm. Ndërkaq, abuzimet flagrante me dhjetra miliona (në euro) të ushtrisë që nuk dihet nga kanë shkuar, ende kanë mbetur pa përgjegjës.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.