Debat për mosrealizimin e të ardhurave, Bode Tatimet dhe Doganat për evazion fiskal. Zv.ministrja e Financave: "Të ardhurat kanë rënë sepse është rritur prodhimi"

Postuar në 21 Korrik, 2015 22:42

Mosrealizimi i mbledhjes së të ardhurave për 6-mujorin e parë të këtij viti, ka shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë. Ridvan Bode, akuzoi strukturat e Drejtorisë së Tatimeve dhe Doganave për evazion fiskal. Sipas ish­ministrit të Financave dhe deputetit Ridvan Bode, perspektiva e këtij viti për nivelin e të ardhurave është e zymtë. Bode iu referua shifrave nga tatimet e doganat, duke ngritur pikëpyetje gjithashtu edhe për ndryshimet buxhetore që ka planifikuar të ndërmarrë qeveria, duke hasur në kundërshtimin e kreut të komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe. Në kundërpërgjigje të argumenteve për rënie të ardhurash, numri dy i ministrisë së Financave Irena Beqiraj mbrojti tezën se rënia e të ardhurave doganore në disa sektorë lidhet me rritjen e prodhimit vendas. Beqiraj iu referua sektorit të naftës, atij të duhanit dhe produkteve bujqësore, si sektorë ku prodhimi vendas ka ulur importet e si rrjedhojë ka dhënë edhe efekt në të ardhurat doganore. Mosrealizimi i të ardhurave në sistemin doganor është pranuar edhe nga vetë ministri i Financave. Në prezantimin e pak ditëve më parë të drejtueses së re të sistemit doganor, ministri u ndal në gjendjen aktuale të doganave shqiptare dhe në nevojën emergjente për të ndryshuar metodën e punës, lidhur me grumbullimin e të hyrave doganore.

Po ashtu, në fjalën e tij, ministri bëri me dije se ministria dhe institucionet në varësi të saj janë duke hartuar dhe realizuar një plan të kujdesshëm masash për të përmirësuar grumbullimin e të hyrave fiskale në tatime e dogana, etj., që i paraprin një aksioni kombëtar, në front të gjerë, në luftë kundër informalitetit.

Këto debate u zhvilluan ne Komisionin e Ekonomisë teksa, ky i fundit miratoi ndryshimet per te lehtësuar rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, procesi ky më problematik për biznesin. Mos mbledhja e taksave dhe tatimeve jo vetëm në raport me planin, por edhe me një vit më parë, do të detyrojë qeverinë që të rishikojë buxhetin 2015, me tendencë rënieje.

Comments

Submitted by Gjon- (not verified) on

<p>Nga njera ane ministri i Financave Cani u dha nje mesazh te ashper doganave per punen e ashper dhe mos realizimin e te ardhurave, nga ana tjeter zv. ministrja Beqiraj jep versionin tjeter se kjo ulje vjen per arsye rritjes se prodhimit te brendshem te naftes, duhanit dhe prodhimeve bujqesore. Si rrjedhoje lindin disa&nbsp; pyetja, kush po genjen e kush po thote te verteten midis dy perfaqesuesve me te larte te se njejtes ministri? A ka koordinim midis deklaratave e te dhenave te tyre apo njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit?&nbsp; Pastaj nese qenka rritur prodhimi i naftes vendase perse cmimi i saj eshte rritur ne menyre te llahtarshme ne krahasim me vendet fqinje e duke pasur parasysh edhe gjendjen thuajse kostante te cmimit te naftes ne tregun nderkombetar. A po favorizon qeveria korporatat dhe rrjetin klientelist?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.