Kush i trajton shqiptarët “si qenie të dorës së dytë”?

Postuar në 22 Korrik, 2015 19:37

Në muajin prill, në Marinëz të Fierit ndodhi një shpërthim në një nga zonat e shfrytëzimit dhe shpimit për naftë nga kompania “Bankers Petroleum”. Raporti paraprak i vlerësimit të shkaqeve, përpiluar nga një grup pune i Ministrisë së Energjetikës, konstatoi përgjegjësinë e kompanisë(http://www.panorama.com.al/shperthimet-ne-puset-e-naftes-ne-...). Dhe bëri sugjerimet e veta, një ndër të cilat pezullimi i punimeve. Më 8 prill kryeministri deklaroi ndër të tjera: “Përgjegjësia është 100% e kompanisë dhe kompania duhet të dëmshpërblejë 100% të gjithë të dëmtuarit. Dhe duhet ta bëjë këtë një orë e më parë, dhe duhet ta bëjë këtë sipas standardeve ndërkombëtare.
Pavarësisht sesi mund t’i dukemi ne, njërit apo disave që nuk flasin shqip, në vendim tonë ne jemi po kaq ndërkombëtar sa ndërkombëtarët. Por do të sigurojmë që çdo lloj ndërkombëtari, sado i pasur të jetë, nëse bën biznes në Shqipëri, të mos guxojë të trajtojë asnjë shqiptar, sikur të jetë një qenie e dorës së dytë. Do të kërkojmë një audit të specializuar ndërkombëtar dhe bazuar tek auditi ndërkombëtar, ne do të marrim, edhe rezultatin e të gjitha problematikave. Dhe për çdo problematikë që do të rezultojë si një problem mes kompanisë dhe shtetit, kompania do të vihet përpara përgjegjësisë. Nuk kemi luksin që të humbasim qoftë edhe litër naftë nga kjo pasuri që nuk na e kanë dhënë të huajt dhe nuk mund të na e marrin të huajt dhe të na e zhvatin si t’iu teket atyre. Kjo histori do mbarojë(https://m.youtube.com/ëatch?v=ynBvLkQS7Rk)”. “Pushka top”, i thonë një ane në këto raste. Kryeministri flet me disa terma që të kujtojnë togfjalëshin e njohur “depërtimi i kapitalit të huaj në Shqipëri...”. Mirëpo pas këtij premtimi çfarë ndodhi? Disa banorë u ngritën në protestë duke pretenduar se situata mjedisore ishte e rëndë, u fol nga kompania se dha dëmshpërblime, reagime sërish. Më tej? Më tej erdhi fushata dhe zgjedhjet dhe ato janë më të rëndësishme. Erdhën 1 milionë shuplakat, që bashkë me 400 mijë shuplakat e një opozite që se hapi gojën për këtë çështje, bëhen fiks 1 400 mijë shuplaka që ja futëm vetes. Jo keq po ta shikosh nga ky prizëm. Të lëmë mënjanë premtimet e kryeministrit për gjëra si p.sh, “...ajo që shitet në fund të ciklit, me kupon, fatura tatimore të jetë plotësisht konform asaj që është shitur. Për këtë arsye, kryqëzimi i të dhënave mes Drejtorisë së Tatimeve, Inspektoratit Shtetëror dhe Metrologjisë, në mbikëqyrje të plotë të të gjithë sistemit, do të sigurojë që karburanti as të mos përzihet, as të mos reduktohet, sepse ka edhe reduktim të rëndë për shkak të gjithë këtij manipulimi”(http://www.kryeministria.al/al/newsroom/lajme/rimekembja-e-s...). Fjala është për helmimin, ujin dhe jetën e përditshme në zonë. Por ndoshta nuk do folur para kohe. Ndoshta auditi është duke ardhur, ose ka ardhur bashkë me kuponat. Nuk na vjen keq të kërkojmë ndjesë po ta kemi gabim. Duhet vetëm pak durim.
d.d

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Shqiptart nuk jane qytetar (europian) as te dores se dyte.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.