Pse kryeministri Rama i kushtoi vetëm një fjali takimit me nënsekretaren Nulland?

Postuar në 14 Korrik, 2015 02:15

“Me Ndihmës Sekretaren e Shtetit Victoria Nuland për zgjedhjet e suksesshme, progresin e reformave dhe rajonin tonë”. Ky paragraf ka qenë i gjithë sqarimi i kryeministrisë lidhur me takimin që kreu i qeverisë Edi Rama pati me ndihmës sekretaren amerikanë për çështjet e Euro-Azisë, Viktoria Nulland. Edhe ky sqarim, i bërë përmes Facebook, nga kryeministri. Për arsye që ende nuk dihen kryeministri Rama u tregua mjaft i kursyer me përmbajtjen e këtij takimi duke u mjaftuar me një postim në facebook dhe një fotografi me nënsekretaren Nulland. Vizita e zonjës Nulland kishte në fokus reformën në drejtësi dhe në veçanti dekriminalizimin siç vetë ajo e bëri të ditur në konferencën për mediat. “ I bëjmë thirrje popullit shqiptar që të insisitojë që partitë politike t’u ofrojnë atyre kandidatë të pastër. Ajo që ne dëshirojmë është që të bëhet shumë e vështirë që personat që kanë të shkuar kriminale të jenë pjesë e posteve zyrtare. Është e rëndësishme të kuptoni që kjo është një e drejtë të cilën duhet të jeni ju ata që duhet ta bëni dhe jo që të prisni të jenë SHBA që t’ju thonë që duhet të ketë një zonë që të mos kalohet për politikanët e papastër”, tha Nuland. Takimet e Ndihmës-Sekretares së Shtetit dhe shqetësimet e saj për reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin u pasqyruan gjerësisht në dy takimet e tjera që ajo pati me presidentin Nishani dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha. Ndërsa kryeministri i ka kushtuar vetëm një fjali. Fjalën dekriminalizim Edi Rama nuk e ka përmendur në postimin e tij të shkurtër për takimin me Nulland, ku përmend se u fol për zgjedhjet e suksesshme dhe progresin e reformave. Vizita e zonjës Nulland nuk ishte më pak e rëndëishme se ajo e Presidentit të Parlamentit Europian, për të cilën faqja zyrtare e kryeministrisë ka publikuar një lajm të plotë shoqëruar me foton përkatëse.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.