Apeli i Bakoyannis: Mos pengoni anëtarësimin e Kosovës në KiE

Postuar në 16 Prill, 2024 19:11

Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, kërkoi anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke theksuar se është demokraci funksionale parlamentare me garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejta themelore të njeriut.

Bakoyanis, e cila ka hartuar raportin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, tha se janë tri çështjet më problematike për t’u zgjidhur: ajo që lidhet me Manastirin e Deçanit, shpronësimi dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Kam identifikuar tri çështje të mbetura, ku ka qenë i nevojshëm veprimi i menjëhershëm. Implementimi i aktgjykimit për Manastirin e Deçanit, shpronësimi i ligjshëm i pronave të pakicës serbe dhe themelimi i Asociacionit. Gjatë angazhimit tim në këtë dosje të gjitha palët shtetërore më kanë paralajmëruar se nuk mund të pritet ndonjë progres në asnjë prej këtyre çështjeve të përmendura. Por, me një punë persistente, është parë progres real. Asambleja Parlamentare ka arritur ta zgjidhë atë që është identifikuar një prej rasteve më të rëndësishme të shkeljeve të së drejtës, implementimi i vendimit të Kushtetueses që do t’i kthente pronën Manastirit”, ka thënë ajo.

Bakoyannis shtoi se me pranimin në KiE, dy milionë europianë të tjerë do të hyjnë nën ombrellën e Këshillit.

Ajo kërkoi nga shtetet që e kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës, të mos e pengojnë anëtarësimin e saj, duke mos e parë si çështje shtetësie. Bakoyannis foli për sulme personale për shkak të qasjes së ka mbajtur në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizatën europiane.  

Që nga publikimi i raportit, kam pranuar kritika të ashpra, madje sulme personale në kuptimin e asaj si e kam trajtuar këtë. Këto kritika janë bërë nga përfaqësuesit e shteteve anëtare që nuk e njohin Kosovën, por do dëshiroja kurajon që të jenë të sinqertë sepse kjo çështje nuk ka qenë asnjëherë se çfarë kushtesh t’i vendosen Kosovës. Kundërshtimet e tyre nuk kanë të bëjnë me kriteret e anëtarësimit, ato kundërshtojnë vetë idenë e shtetësisë së Kosovës. Do ishte më guximtare po të kishin vendosur të qëndronin anash. Raporti nuk paraqet raporte sa i përket shtetësisë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.