Komuniteti Mysliman akuzon Fatmira Hajdarin se po grabit vakëfet në qendër të Tiranës

Postuar në 07 Korrik, 2015 06:03

Me një apel drejtuar Presidentit, kryeministrit dhe disa institucioneve kushtetuese, Komuniteti Mysliman ka shprehur shqetësimin për grabitjen e pronave në qendër të Tiranës nga persona që kanë lidhje me bashkëshorten e ish-deputetit të vrarë të Partisë Demokratike Azem Hajdari

“Të parët tanë të urtë dhe besimtarë të denjë myslimanë shqiptarë krahas xhamive dhe objekteve të ndryshme kanë  lënë vakëfe(prona për bamirësi) në dobi të shoqërisë shqiptare.

Individi Ali Pazari në bashkëpunim me biznesmenin Fatmir Xhaferri duke përdorur format e mashtrimit dhe me ndihmën e trupit gjykues të Gjykjatës së Apelit. Kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari me një vendim gjyqësor haptazi në kundërshtim me ligjin dhe provat, kanë grabitur pronën shekullore vakëf të komunitetit Musliman të Shqipërisë.

Komuniteti Mysliman i bën thirrje Gjykatës së Lartë që të vendosë drejtësi sa më shpejt lidhur me këtë pronë të shenjtë vakëf”-thuhet në deklaratë.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.